E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Dhuna te mos kete perparesi ne zgjedhjet vendore Rozeta Rapushi

Incidentet zgjedhore ne kete fushate elektorale, po shqetesojne gjithnje e me shume nderkombetaret. Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Aleksander Arvizu, shprehu dje nga qyteti i Fierit shqetesimin per incidentet zgjedhore ne fushate. Duke ironizuar me kete ceshtje, Arvizu tha se "po te konceptohej si nje ndeshje futbolli", arbitrit nuk do t'i mjaftonin kartonet e kuq. "Une bej thirrje qe dhuna te mos kete perparesi ne keto zgjedhje vendore. OSBE/ODIHR ka nisur te merret posacerisht me problemet zgjedhore", theksoi Arvizu nga qyteti i Fierit. Ai beri thirrje per nje decentralizim te mirefillte te pushtetit vendor, qe sipas tij tregon per nje funksionim te mire te demokracise. "Une mund te flas ne emer te SHBA-ve dhe ne duam me te miren per kete vend. Nese do te jesh arbiter duhet te kesh mjaftueshem kartone te kuq, dhe nese je arbiter ne Shqiperi, nuk do te mjaftonin kartonet e kuq", u shpreh Arvizu. Ai theksoi se dhuna nuk duhet te luaje asnje rol ne zgjedhjet demokratike. Ne kete aspekt, diplomati amerikan u beri thirrje votuesve shqiptare, atyre qe ndihen me entuziaste se duhet, qe ta frenojne pak veten. Diplomati amerikan beri te ditur se kjo fushate po ndiqet me vemendje edhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke theksuar ketu faktin se SHBA ofrojne ne kete aspekt, mundesi reale zgjidhjeje. Kjo ne kuader te zgjidhjes se ngercit politik qe ndonese eshte sfumuar disi nga angazhimi i paleve me fushaten elektorale ende eshte prezent. "Une mendoj se nuk do te kete dhune ne kete fushate elektorale", theksoi serish Arvizu me shpresen se do te eliminohen incidentet mes paleve gjate tere zhvillimit te fushates elektorale por edhe ne diten e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se vezhguesit nderkombetare kane nisur te vine dhe po punojne ngushtesisht me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. "Ne deshirojme qe te bashkepunojme se bashku, qe keto zgjedhje te jene te lira dhe te ndershme", u shpreh Arvizu. Prej kohesh nderkombetaret po bejne thirrje per qetesi dhe maturi mes forcave politike dhe kandidateve te tyre ne fushate elektorale. Nje apel ne fakt qe eshte bere edhe nga Presidenti Bamir Topi, por duket se ne keto dite te para fushate, nuk ka qene shume efektiv. Keshillat e djeshme, Ambasadori Amerikan, Arvizu, i beri gjate takimeve me perfaqesues te pushtetit lokal ne qytetin e Fierit. Takime ku u njoh nga afer me procesin e pergatitjes se zgjedhjeve, situaten ne kete zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›