Fier, shpërthim në një vilë, s`ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në periferi të qytetit të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Afrim” të këtij qyteti ku një shpërthim ka ndodhur në katin e parë të një vile 3-katëshe.
Mësohet se nga shpërthimi ka dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.