Skuadra e policeve arreston pas 9 vitesh te kerkuarin per vrasje ne Tirane
Arrestohet me pistoletë në brez pas 9 vitesh I kërkuari për vrasje.
Nazmi Luli, nga fshati Çekrez I Toranës ishte shpallur në kërkim prej majit të vitit 2002, kur ai ekzekutoi fqinin Astrit Çami.
Ngjarja kishte për motiv grindjen për kufirin ndarës mes dy fqinjëve, ndërsa sipas policisë Luli, ishte I dyshuar edhe për vrasje të tjera të kryera më herët.
Ishin informacione të sakta të marra në lidhje me vendndodhjen e të kërkuarit dhe një operacion perfekt I skuadrës së operacioneve speciale në policinë e Tiranës që mundësuan arrestimin, pranë Ambulancës numër 9 në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Luli mësohet se kishte një pistoletë me fishek në fole dhe 2 krehëra të tjerë me fishekë, por që falë veprimeve profesionale të skuadrës së operacioneve speciale as që ka tentuar ta përdorë armën.
Luli është siguruar në ambientet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës ndërsa pritej që të transferohej në një qeli të sigurisë së lartë deri në shlyerjen e dënimit të drejtësisë.