E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: “Diskutimet për presidentin po shkojnë drejt zgjedhjes konsensuale të një kandidati jopartiak”

05-06-2012 / Gazeta 55

Në 24 orë, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka vizituar dy herë zyrën e Edi Ramës, të cilin e ka inkurajuar për miratimin e një kandidature presidenciale jopartiake, brenda raundit të tretë

Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka përshëndetur qëndrimet e të dyja kampeve politike lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Menjëherë pas të ezaurimit pa një emër si kandidat për postin e Presidentit të raundit të dytë në Kuvend, ambasadori Arvizu është drejtuar në selinë rozë ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama.
Pas përfundimit të këtij takimi, ambasadori Arvizu ka vlerësuar mënyrën se si po veprojnë si mazhoranca ashtu dhe opozita në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Partia Socialiste dhe Rama meritojnë vlerësim që nuk kërkojnë të imponohen me një emër. Ndërkohë që nga tjetër Partia Demokratike dhe Kryeministri Berisha meritojnë vlerësim për vetë faktin se e kanë bërë të qartë që po bëjnë përpjekjet për të propozuar një kandidat që nuk përfaqëson interesat e ngushta partiake. Besoj që të dyja palët duhet të inkurajohen”, vuri në dukje ambasadori Arvizu në përfundim të takimit me Ramën. Ndërkohë pas takimit me liderin e opozitës, ambasadori Arvizu i është drejtuar Kryeministrisë ku është takuar edhe kryeministrin Sali Berisha.
Sërish kryefjalë e takimit do të jetë zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›