Meta: PS të zgjedhë Zaganjorin, ose të japë emra

Ilir Meta / Foto arkiv
Intervistoi Luis Tanushi
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim , Ilir Meta shprehet optimist për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda raundit të tretë. Në intervistë për gazetën Shekulli, kreu i LSI-së thekson se mazhoranca i qëndron propozimit për kandidaturën e Zaganjorit dhe i kujton opozitës votimin saj në parlament në 2002-in kur ka mbështetur kandidaturën e tij për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Gjithsesi, ish kryeministri nuk përjashton mundësinë e votimit të një tjetër kandidature. Sipas tij, nëse kandidatura e PS-së do të jetë një emër i standardeve të larta dhe nëse do të pranohet edhe nga partitë e tjera të mazhorancës, roli i LSI-së për Metën nuk do të mbetet refraktar. Kreu i LSI-së hedh poshtë çdo zë në lidhje me prishjen koalicionit qeveritar duke theksuar se do të respektojë marrëveshjen e 2009-ës për një mandat të plotë katër vjeçar. Ish kryeministri në kohën e socialistëve, refuzon ti përgjigjet pyetjes nëse ekziston mundësia e bashkëpunimit me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 2013-ës, duku u shprehur se është ende herët për të biseduar në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me deklaratat e z. Nano ku kërcënon për krijimin e një lëvizjeje të re, Kryetari i LSI-së deklaron se përpjekjet e tij për të promovuar konsensusin mbeten të mirëpritura.
A mund të arrihet një emër konsensual?
Po janë të gjithë mundësitë për të arritur konsensusin në raundin e tretë.
Cili është roli i LSI-së në negociatat dhe takimin e së shtunës?
Roli i LSI është një rol moderues, një rol që synon për një zgjidhje sa më të mirë për të gjithë sepse këtë e kërkon edhe stabiliteti i vendit, e kërkon edhe procesi në të cilin jemi për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Po për temën e diskutimit dje në tryezë, a mund të na jepni një koment?
Tema kryesisht që ka të bëjë me emrin e presidentit të ri, me mundësitë alternative që mund të paraqiten nga opozita dhe me mundësitë që opozita të reflektojë për emrin e Zaganjorit.
Partia Socialiste ka refuzuar kandidaturën e mazhorancës duke e cilësuar të papranueshme kandidaturën e Zaganjorit. A do të votonit një kandidaturë me 71 vota?
Rama më shumë ka kontestuar mënyrën e komunikimit të kësaj kandidature se sa këtë emër. Si emër është e vështirë të kritikohet apo të kontestohet. Të mos harrojmë që zoti Zaganjori është emëruar edhe nga Partia Socialiste si anëtar i Gjykatës Kushtetuese shumë vite më parë, por natyrisht që opozita edhe ka të drejtë të japë emra.
PD i ka bërë thirrje PS-së që të paraqesë kandidaturat e saj për diskutim, ndërkohë që opozita ende nuk ka dhënë një emër. Por, nëse Partia Socialiste do të paraqesë një kandidat i cili nuk është nga politika, por nga e njëjta fushë që është edhe Zaganjori, ju do e votoni?
Nëse ne bindemi që është një emër i standardeve të larta dhe nëse pranohet edhe nga partitë e tjera të mazhorancës, natyrisht që nuk mbetemi refraktar.
Është folur dhe aluduar për një krisje të marrëdhënieve midis PD-së dhe LSI-së. Do i shkoni deri në fund të mandatit me Partinë Demokratike?
Ne i qëndrojmë marrëveshjeve.
Po për zgjedhjet e 2013-ës, a e shihni si një opsion koalicionin me Partinë Socialiste?
Është tepër herët për to. Tani po mendojmë për statusin e vendit kandidat, zgjedhjen e Presidentit dhe 100 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Po deklaratat e zotit Nano, i cili e ka kërcënuar PS-në për një lëvizje të re, si do ti vlerësonit?
Mendoj se të gjithë përpjekjet e tij për të promovuar konsensusin mbeten të mirëpritura.
Raporti
Komisioni për Çështjet Ligjore, në mbledhjen e tij të datës 04 qershor 2012 konstatoi se, deri në afatin e përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, asnjë kandidaturë për President të Republikës nuk është depozituar në Kuvend. Në këto kushte, Komisioni, në zbatim të nenit 87, pika 2 të Kushtetutës që përcakton se “Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat’, i paraqet seancës plenare për informim këtë raport, me qëllim përmbylljen e procedurave për votimin e dytë të Presidentit të ri.
Raundi i tretë
Të premten do të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit. Më pas partive politike ju lind e drejta që ta zgjedhin presidentin me 71 vota. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila zgjati për rreth 60 minuta, të djathtët mbështetën propozimin që raundi i tretë të zhvillohet ditën e premte, por ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e dielë, dt, 10.06.2012, ora 10:00. Për mungesë konsensusi, Konferenca vendosi që zgjedhja e njërit prej këtyre propozimeve të bëhet sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën e ditës së enjte.
Kur zgjidhet Presidenti?
Brenda datës 22 qershor, shqiptarët do të mësojnë emrin e Presidentit të ri i cili do të jetë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme. Pas votimit të tretë ditën e premte, secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, dhe votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.
7 këshilat e Nanos
Ish kryeministri Fatos Nano i bën thirrje Berishës e Ramës, të mos përsërisin skenarin në raundin e tretë. Kandidati i vetë-ofruar, siguron se nëse do të zgjidhet President, çdo javë do të mbledhës bashkërisht në një mëngjes pune, reflektimi dhe lutjesh, Kryeministrin dhe liderin e opozitës. Në shtatë këshillat drejtuar Ramës dhe Berishës, Ai i bën thirrje dy liderëve që të lënë mënjanë lojërat meskine për pushtet dhe të mos e përdorin fjalën konsensus për alibi.
Berisha: Në raundin 3 të fitojë emri më i mirë
Skerdilajd Zaimi
Xhezair Zaganjori mbetet formalisht kandidat i pasfiduar i shumicës edhe pse kreu i saj, Sali Berisha ka ftuar opozitën të bëjë propozimin e vet. Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së, kryeministri ka vlerësuar takimin e zhvilluar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, duke shtuar se negociatat po vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Pika e pazgjidhur e konsultave duket të jetë mungesa e një kandidati të opozitës, që ka përcaktuar mbajtjen në fuqi të Zaganjorit nga krahu tjetër. Sot shqiptarët prisnin votimin. Nuk ndodhi. Po vjen dhe raundi i tretë, uroj që të votojmë së bashku në raundin e tretë kandidaturën më të mirë, tha Berisha. Kryeministri vlerësoi se procesi kërkon seriozitet transparencë dhe kushtetueshmëri dhe në këtë kuadër kishte propozuar dhe kandidaturën e Zaganjorit si kandidaturë jo partiake me karrierë të gjatë dhe të merituar. Nuk mund të ftosh opozitën duke i propozuar kandidaturë të fushës e background-it politik, nëse flasim për konsensus. Procesi kërkon seriozitet e transparencë…. Takimi ishte një përpjekje, nuk mund ta mohoj, për të gjetur një ujdi. Palët shprehën qartë qëndrimet. ..Kandidati i përzgjedhur meriton mbështetjen tonë të plotë.- tha Berisha. Të angazhohe