E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Eshtë shumë e pandershme për njerëzit të thonë se Withers kishte axhendën e tij personale

Unë mendoj se çdo ditë që ai [Withers] qëndroi këtu, përfaqësoi besnikërisht pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Unë jam plotësisht i bindur për këtë. Dhe unë do të thoja që kjo është e vërtetë për Marcie Ries-in përpara tij, si dhe për Jim Jeffrey-in përpara saj…. Tani, sigurisht, ne të gjithë kemi një sërë eksperiencash, dhe ne kemi disa pëlqime dhe disa mospëlqime, preferenca dhe stile. Kjo është natyra njerëzore, është e paevitueshme që disa prej gjërave që na bëjnë individualitete të vecanta do të gjejnë rrugën për t’u shprehur në gjërat që themi, në vendimet që marrim, në tendencat që ndjekim. Por në fund të fundit ne përfaqësojmë ketu në menyrë personale Presidentin, dmth, nqs ekziston një perceptim në Washington që dikush nuk po përfaqëson në mënyrë të mirë Shtetet e Bashkuara, ky dikush s’do të ishte më këtu…. Duke u kthyer prapa tek Ambasadori Withers, unë mendoj se është jo e ndershme asëll-asëll, unë mendoj është shumë e pandershme për njerezit të kenë sugjeruar që ai kishte axhendën e tij personale, që ai nuk po kryente politikat e Washingtonit.

Intervistë me Sokol Ballën- 10 prill 2011 Top Story

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›