E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e gjyqtarit, konflikt pronash në Gjirin e Lalëzit

Familja e gjyqtarit të vrarë, Skerdilajd Konomi, është në një proces gjyqësor në Gjykatë të Lartë më Agjencinë e Kthimit të Pronave kundër dy vendimeve për disa dhjetëra hektarë tokë në Qarkun e Durrësit. Çështja është regjistruar në Gjykatë të Lartë më 27 korrik 2010 dhe synon ndryshimin e vendimeve: Nr. 384 të datës 4 janar 2008 të Zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës si dhe vendimin 1070, datë 24 shtator 2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë, duke kërkuar njohjen dhe kompensimin në natyrë të një sipërfaqe 1575 900 metra katror si dhe ndryshimin e vendimeve nr. 380 datë 28.12.2007 të Zyrës së kthimit të Pronave në Durrës dhe vendimin nr.1069 datë 24.09.2008 të Agjencisë së Kthimit të Pronave në Tiranë për një sipërfaqe 1820 000 metra.

Nuk është e sigurt sa mund të jetë kjo një pistë hakmarrje, por burime afër familjes thonë se viktima ishte shumë i interesuar dhe ndiqte vetë këtë çështje dhe kjo mund të ketë frikësuar palën në konflikt.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë pistë për vrasjen.

Tani për tani nuk kemi ende të dhëna me cilën palë e kishte konkretisht konfliktin, pasi dosja e tokave në bregdetin e Durrësit, dhe sidomos në Gjirin e Lalëzit, është komplikuar shumë pas transaksioneve të fundit, në të cilat kanë hyrë njerëzit më të fuqishëm të politikës në vend.

Kujtojmë se disa biznesmenë të afërt me Sali Berishën kanë ndikuar për vendime të diskutueshme për kthim pronash në Gjirin e Lalëzit.

Dihet gjithashtu se Gjiri i Lalëzit po lakmohet si destinacion i ri turistik nga biznese të lidhura me familjen Berisha. Aty kanë vilat e tyre të pushimit fëmijët e kryeministrit Berisha, Ilir Meta dhe disa nga njerëzit e afërt të tyre.

Çeshtja e hapur ne gjykate nga i ati i Skerdilajdit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›