Arvizu: FBI solli ekspertizën, Berisha kërkon organizatorët
Ambasadori amerikan në Tiranë flet për marrëdhëniet me Berishën dhe Ramën, hetimet e 21 janarit, presionet ndaj prokurorisë dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual
Viti që lamë pas ishte një vit i mbushur me shumë ngjarje politike. 21 janari, videoskandali i ish-Zv.Ministrit Ilir Meta, sulmet ndaj Prokurorisë dhe Prokurores së Përgjithshme, refuzimi i statusit të vendit kandidat dhe një klimë shumë e tensionuar politike, ishin ngjarje që karakterizuan 2011-n. Për të gjitha këto, ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, reflektoi në Top Story me Sokol Ballën, në një bisedë të lirshme, gjatë së cilës komentoi ngjarjet kyçe
Zoti Arvizu, në intervistën e fundit që kemi bërë në Prill të vitit të kaluar, ju keni folur për një raport që do të hartonit vetë për 21 Janarin. Kur do e botoni këtë raport zoti ambasador, sepse drejtësia ende nuk e ka thënë të plotë fjalën e saj për 21 janarin?
Përparësia jonë më e madhe ka qenë të mbështesnin Prokurorinë e Përgjithshme me hetimin dhe kjo ka ndodhur. Unë e di që njerëzit janë të frustruar, të zhgënjyer pse ky proces ka zgjatur kaq shumë. Por ajo që është e rëndësishme është që theksi ka qenë gjithmonë hetimi. Ne kemi theksuar se ai duhet të kishte tre komponent kryesor, ai duhet të ishte i plotë, i pavarur dhe i lirë ndaj çdo ndikimi partiak. Por gjëja më e rëndësishme për ne tani është të përkujtojmë seç ka ndodhur në 21 janar dhe tju shprehim ngushëllim familjeve të atyre që humbën jetën në demonstratë. Mendoj se Prokuroria e Përgjithshme e kupton që në këto ngjarje i duhet dhënë vëmendje edhe atyre që e organizuan këtë demonstratë, por kryesisht vëmendja më e madhe i duhet dhënë faktit që aty humbën jetën katër njerëz. Kryeministri kur e kam takuar sot ka shprehur gjithashtu frustrim, në lidhje me faktin që sipas tij, komponenti që ka lidhje me organizatorët e demonstratës sikur nuk ka përparim. Por kam folur dhe me znj Ina Rama dhe ajo gjithashtu është e frustruar për këtë, por ajo më ka premtuar se do të bëjë çështë e mundur për ta zgjedhur edhe këtë pjesë të hetimit. Njerëzit janë të paduruar dhe këtë e kuptoj, por duhet të jemi dhe pak të durueshëm për të ecur përpara. Por duhet të përfundoj hetimi, përpara se ne të japim një raport me gjetjet tona.
Në ato ditë ju ofruat ekspertizën amerikane të FBI-së për të hetuar ato ngjarje dhe gjithçka ndodhi në 21 janar. Përpara disa ditësh, kryeprokurorja tha që për nxjerrjen e përfundimeve pritet ekspertiza e FBI-së. A ka mbërritur?
Po ka mbërritur. Ka pasur komponentë dhe kërkesa të ndryshme që janë dorëzuar nga prokurorët shqiptarë pranë FBI-së për këtë çështje. Pjesa më e madhe, më domethënëse e asaj që është kërkuar nga FBI është kryer. Ndonëse ka elemente të paplotësuara, por pjesa kryesore, për sa i përket evidencave balistike është përfunduar në fillim të Janarit. Jam takuar me asistent Drejtorin e FBI-së në Uashington dhe e vlerësoj faktin që ata ju janë përgjigjur këtyre kërkesave, ndonëse punës së madhe që kanë dhe ndjesia ime është që edhe prokurorët shqiptarë janë të kënaqur me bashkëpunimin. Por dua të theksoj se ky është hetimi i Ina Ramës, por ne na është kërkuar në mënyrë jo zyrtare ti mbështesim me ekspertizë ligjore dhe këtë bërë.
Ju përmendët provën balistike, plumbat e gëzhojat e qëlluar, të gjetur në bulevard dhe në trupin e viktimave. Por, a përfshin ekspertiza dhe të shumëpërfolurën ndërhyrje në serverin e kamerave të sigurisë të Kryeministrisë?
Është një pyetje paksa spekulative. Ne gjithmonë, duke përfshirë edhe pjesën e serverit, se prokurorët këtu janë të detyruar të ndjekin çdo lloj zhvillimi që ka ndodhur. Nëse ka pasur një zhvillim në këtë fushë, atëherë ata kanë kërkuar analizë dhe ne e kemi marrë parasysh ti përgjigjemi kërkesave të tyre. Për çfarë na kanë kërkuar ne jemi munduar të jemi bashkëpunues.
Ju thatë më parë, që Prokuroria dhe Qeveria, pavarësisht kontradiktave, pranoi ekspertizën amerikane si të paanshme dhe profesionale. Në një vit, shumë gjëra kanë ndryshuar. Por, ajo që mbetet i njëjtë është qëndrimi agresiv i mazhorancës ndaj Prokurorisë Mendoni që sot rezultatet e ekspertizës së FBI-së do të pranohen?
Shpresoj të jetë kështu. Kjo ka qenë shpresa dhe pritshmëria ime që nga fillimi. Një vit më parë, ka qenë shumë e rëndësishme për mua të merrja sigurinë nga Kryeministri dhe kabineti që ata do të bashkëpunonin me hetimin. E pranoj që retorika disa herë ishte e tepruar, por e rëndësishme për mua është që qeveria ka shprehur mbështetje për hetimin Këtë bisedova shkurtimisht sot me Kryeministrin dhe këtë feedback pata përsëri. FBI shqyrton provat dhe jo njerëzit. Nëse qëllimi është të shkojmë tek e vërteta, atëherë nuk është diçka partiake pasi të gjithë duhet të gjenden në të njëjtën anë dhe shpresojmë që gjykata të pranojë çdo lloj prove.
Opozita do të përkujtojë me një homazh 21 janarin, me një marshim në bulevard në ditën e shtunë. E keni këshilluar Ramën që të mos e realizojë si një vit më parë dhe a lidhet me këtë paralajmërimi për shtetasit amerikanë që të mos afrohen pranë homazheve?
Çdo ambasadë amerikane në botë ka për detyrë të paralajmërojë shtetasit e saj edhe nëse të gjitha të dhënat janë për një protest paqësore dhe kjo është ajo që kemi bërë. Me Ramën u takova për drekë, folëm shumë, folëm dhe për përkujtimin, më shpjegoi se çfarë do të ndodhte dhe kishte logjikë me gjithçka tjetër që ishte thënë. Do të ketë një përkujtim, përkujtimorja 1-vjeçare dhe mendoj që do të jetë mënyra e duhur për të nderuar kujtimin e tyre.
Kryeministri, të hënën, i kujtoi Ramës që të kujtonte paralajmërimin që i bëri në 23 janar, kur i tha se rrezikonte shumë nëse tentonte ti afrohet Kryeministrisë. Ju thatë që shumë gjëra kanë ndryshuar, por a mendoni që në këtë klimë të re ripërsëritja e këtij paralajmërimi është i nxituar?
Në përvojën time këtu, gjatë një viti, diçka pozitive rreth Berishës është që flet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk të duhet të vrasësh mendjen se çfarë ka dashur të thotë. Disa herë kam menduar që mund të ishte më i matur ose diplomatik, ai mund të kishte përcjellë të njëjtin mesazh në një mënyrë tjetër të shprehuri.
Zoti ambasador folët për hetimet, për këtë ndihmon dhe ekspertiza e ardhur nga FBI. A po përdoret 21 janari në Shqipëri? A ka bazë se hetimet për të po përdoren dhe mund të përdoren nga njëra palë?
Dua të jem i sinqertë për viktimat, por mendoj se ka disa persona në këtë vend kanë një axhendë politike, që përpiqen të shfrytëzojnë vdekjet për avantazh politik. Por nga ana tjetër, fakti është se dikush ose disa persona kanë lëshuar urdhra që të qëllonin në rrethina dhe drejt protestuesve. Kjo duhet hetuar dhe cilat kanë qenë rrethanat. Këtu ka qenë një padrejtësi për këtë që është bërë. Ka shumë përgjegjësi për këtë, dikush ka qëlluar, ka vrarë katër persona. Nëse hetimi do të bëhet si duhet dhe në mënyrë të plotë, atëherë kjo është diçka që shqiptarët do të thonë se në këtë çështje ka pasur një masë drejtësie që është vendosur në vend. Gjithmonë ato njerëz do ta mbajnë mend, por nëse ky hetim mund të bëhet si duhet, por mund të thuhet se është e mundur që në këtë vend drejtësia të përmbushet.
Si i keni marrëdhëniet me zotin Rama?
Unë mendoj që një nga gjërat që unë jam i kënaqur është se unë dhe zoti Rama pas një viti kemi një kuptim më të miri me njëri tjetrin dhe mendoj që zoti Rama ka një kuptim më të mirë se si e sheh SHBA situatën politik