E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Leskajt KLSH rol themelor ne luften kunder korrupsionit

Kryeministri Berisha priti Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, duke i uruar suksese në realizimin e detyrës së tij. Lufta kundër korrupsionit dhe transparenca e qeverisjes-theksoi kryeministri, janë gur themeli në një shtet demokratik dhe KLSH ka rol themelor në këtë drejtim. Zoti Berisha e konsideroi të rëndësishëm shqyrtimin nga KLSH të gjithçkaje, objektivitet maksimal në përputhje me ligjin në nivel qendror dhe lokal. Zoti Berisha garantoi zotin Leskaj për bashkëpunim të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion, pranë Këshillit të Ministrave, KLSH-së. Leskaj theksoi se misioni që mazhoranca i besoi në krye të këtij institucioni është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit. Ai tha se strategjia e re e KLSH do të jetë në sintoni me Strategjinë Antikorrupsion të qeverisë. Kreu i KLSH-së siguroi se do të synojë zbatimin profesional dhe efikas të ligjit jashtë çdo interesi tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›