Presidenti Topi takim me trupin diplomatik

Presidenti i Republikës Bamir Topi do të takohet sot në qytetin e Durrësit me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vend.
Në takimin e përvitshëm me ambasadorët, pritet të diskutohet për integrimin e Shqipërisë dhe rrugën që ka bërë vendi ynë për të përmbushur 12 kriteret e kërkuara nga KE-ja në mënyrë që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Ky është një takim i përvitshëm që kreu i shtetit Bamir Topi organizon çdo fillim viti me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.