E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianet interes per investime ne Shqiperi

Kryeministri Berisha priti Zëvendësministren e Jashtme të Italisë, Marta Dassu. Ai çmoi si shumë të suksesshëm bashkëpunimin ekonomik dhe investimet italiane në Shqipëri, duke siguruar mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare për investitorët italianë, për shndërrimin e investimeve në histori suksesi. Lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, Kryeministri vlerësoi pranimin nga opozita të ofertës politike që mazhoranca i kish bërë përgjatë dy viteve, si dhe kthimin e saj në institucione. Kryeministri shprehu vullnetin për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme per integrimin europian. Zëvendësministrja Dassu, konfirmoi interesin e madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe e njohu Kryeministrin Berish me reformat e qeverisë Monti. Ajo theksoi rëndësinë që qeveria italiane i jep forcimit të BE-së, dhe procesit të zgjerimit veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me zonjën Dasu u takua dhe ministrja e Integrimit Bregu. Procesi integrimit të Ballkanit sipas Dasu është në interes të Italisë, e cila i ka dedikuar shumë vëmendje politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike këtij rajoni”. Ministrja Bregu tha se, shpresonte qe procesi i iniciuar i bashkëpunimit parlamentar të mos kthehet prapa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›