E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu-Gjiknurit: Do të ndihmojmënë çdo formë qeverinë e re

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE-  Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arivu zhvilloi sot paradite një takim me Damian Gjiknurin, e zgjedhur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për postin e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë. Takimi nisi në orën 11: 00 minuta.

Takimi i zhvilluar në selinë e PS-së, zgjati rreth 60 minuta.

Pas përfundimit të takimit, si Arvizu dhe Gjiknuri u treguan të rezervuar në lidhje me bisedën që u zhvillua mes tyre por nënvizuan bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Qeverisë së re.

“Jemi të vendosur të punojmë me Qeverinë e re të Shqipërisë dhe ta asistojmë në çdo formë” - tha Arvizu. 

”Ishte një takim i frytshëm. Shtruam disa piketa dhe shfaqëm vizionin dhe problematikën në sektor. Besojmë në mbështetjen e SHBA-së”- tha Gjiknuri.

Arvizu nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë ndihme mund të japë Shqipëria në konfliktin e Sirisë.
 
Ky nuk është takimi i parë i ambasadorit amerikan me drejtues të qeverisë së re. Pak ditë më parë ai takoi edhe dy ministra të tjerë të zgjedhur nga PS-ja, Saimir Tahirin për ministrinë e Brendshme dhe Mimi Kodhelin për ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, ai ka zhvilluar një takim edhe në LSI, me ministrin e ardhshëm të drejtësisë, Nasip Naço.
 

(Në foto, Ambasadori Arvizu dhe Ministri i ardhshëm i Energjitikës Damian Gjiknuri)

Redaksia online
(s.g/arsh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›