E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Në Divjakë po ndodh grabitjae fundit e pronave nga pushteti

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANË –  Privatizimi i pronës publike edhe në ditët e fundit të qeverisë “Berisha” ka bërë që deputeti i Divjakës, Erion Braçe të vërë sërish sot alarmin për një “grabtije” që po ndodh pikërisht në zonën ku ai është zgjedhur.

Drejtori i privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë, një person me mbiemër politik, siç shprehet Braçe, po kryen në Divjakë,  privatizimin e një objekti që është në pronësi të bashkisë dhe pa miratimin e saj.

Nëpërmjet një shënimi në Fb, Braçe denoncon:  “Po konsumohet grabitja e fundit! Sapo u vura në dijeni se ministria e ekonomisë po përfundon operacionin e fundit të grabitjes dhe tjetërsimit të pronës publike tek njerëzit politikë të regjimit, klientela e tyre politike dhe e biznesit!

 
Kjo nuk falet më! Po shiten,  duke shkelur çdo ligj e rregull, prona publike nën administrim të bashkive e komunave – ministrive, duke përfshirë edhe ministrinë e Mbrojtjes.

Po shiten prona në bregdet - duke përfshirë reparte ushtarake e objekte turistike, godina publike gjithfarësh - duke përfshirë edhe ato me funksione të rëndësishme publike në arsim e gjetkë.

Në krye të operacionit qëndron drejtori i Privatizimit në ministrinë e Ekonomisë, një tjetër njeri me mbiemër politik.

Sapo mbylla një bisedë telefonike me të në cilësinë e deputetit të Divjakës, zonë ku po kryhet një prej privatizimeve e për më tepër pa miratimin e bashkisë, e cila është pronarja e objekteve që po shet qeveria e Sali Berishës! I bëra të qartë," - nënvizon Braçe,- "se çdo gjë është e paligjshme, e turpshme, dhe, ai personalisht, do të përgjigjet deri më një!”

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›