E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini: Ambasadori Arvizu, mikui vyer që e nderon Elbasanin

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } ELBASAN - Kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazimi Sejdini, ka shpjeguar për televizion "A1 Report!", arsyen e dhënies së titullit "Qytetarë Nderi", Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Sipas Sejdinit, një ambasador si Arvizu e lartëson së tepërmi qytetin e Elbasanit me akordimin e titullit qytetar i parë i Elbasanit.

"Arvizu ka dhënë një kontribut të paçmuar për planin 10-vjeçar të Elbasanit, miratuar nga USAID", u shpreh kryebashkiaku. Ai shtoi se vetë Arvizu e ka vizituar qytetin e Elasanit mbi tetë herë, duke ndarë me qytetarët elbasanas, gëzimet dhe hidhërimet e tyre.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Bashkisë nuk la pa falenderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen morale të ofruar edhe pas djegies së teatrit "Skampa" në gusht të vitit 2011, duke e konsideruar ambasadorin Arvizu "një mik të vyer që ky qytet ka fituar me mirësinë e tij."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›