E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Jo nderhyrje, mbi Kolegjin Zgjedhor Rozeta Rapushi

Dy jane keshillat qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, japin per situaten politike pas zgjedhjeve dhe debatet mbi rezultatin per Bashkine e Tiranes. Se pari, qe Kolegji Zgjedhor te jape nje rezultat pa ndikime politike dhe qe te dy palet te respektojne rezultatin. Kete mesazh e beri te qarte dje, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Aleksander Arvizu. Sipas tij, keshtu funksionon nje proces demokratik ne te gjithe boten. "Shtetet e Bashkuara te Amerikes po ndjekin me shume vemendje procesin pas zgjedhor ne Shqiperi. SHBA ashtu si edhe Bashkimi Evropian, kane dhene mendimin e tyre per kete ceshtje qe une do e perkufizoj ne dy pika. Se pari, gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor duhet te vendosin mbi bazen e meritave, ligjit dhe pa u ndikuar nga politika dhe se dyti, pas dhenies se vendimit nga ky kolegj, te dy palet duhet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve. Kjo eshte pjese e nje procesi demokratik dhe ligjor", tha Arvizu. Sipas tij, i takon ketij kolegji qe ne menyre te paanshme te marre nje vendim ne baze te ligjit dhe jashte cdo ndikimi politik.

"Eshte e rendesishme qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor, te jete jashte cdo ndikimi politik", theksoi Arvizu. Ai permendi faktin se Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne menyre te vazhdueshme po e ndjekin nga afer ecurine e procesit ne Shqiperi dhe kane qene te gatshem te japin ndihmesen dhe opinionin e tyre. "Ne po e ndjekim me shume kujdes proceduren ligjore per rezultatin e zgjedhjeve", tha Arvizu. Apeli i Ambasadorit per njohjen e rezultatit te zgjedhjeve qe Kolegji Zgjedhor do te jape per Tiranen, vjen ne nje kohe kur kreu i opozites, Edi Rama, njekohesisht kandidati socialist per Bashkine e Tiranes, per nje mandat te katert, ka bere te ditur se nuk do te njohe rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, ne qofte se nuk e shpall ate fitues. Madje ne baze te ketij vendimi, selia roze dhe grupi socialist do te pershkallezojne edhe qendrimin e tyre ndaj institucioneve te vendit dhe ne teresi. Aktualisht, pa dhenien e nje vendimi nga ana e Kolegjit Zgjedhor, socialistet kane bojkotuar Kuvendin, si seancat plenare ashtu edhe komisionet parlamentare. Perballe ketyre deklaratave ne menyre te vazhdueshme, nderkombetaret kane bere thirrje per pritjen e vendimit qe Kolegji Zgjedhor, do te jape per rezultatin ne Bashkine e Tiranes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli dite me pare zyrtarisht si fitues, kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha me 81 vota para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›