E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkeudhetare te domosdoshem Nga Bamir Topi, President i Republikes



Takimi i sotem vjen ne mbyllje te dy dekadave ndryshimesh historike ne Evropen Lindore ku padyshim Shqiperia ka qene vendi me i izoluar. Por, sot eshte pjese e nje procesi organik transformimesh te medha. Shqiperia sot eshte vend i NATO-s dhe ndodhet ne nje proces te pandalur drejt integrimit ne familjen evropiane. Pra, eshte nje bilanc arritjesh dhe sfidash per rrugen e gjate qe kemi perpara per te kapur ritmin e duhur te reformave dhe te standardeve te demokracise, shtetit te se drejtes dhe mireqenies se qytetareve. Sot kur kthejme koken prapa, shohim nje distance relativisht te madhe midis asaj qe trasheguam dhe asaj qe eshte arritur. Dhe kemi arsye te besojme se transformimet kane qene te prekshme, te medha dhe gati historike. Dy dekada me pare shqiptaret e kerkonin Evropen si nocion, si simbol, si aspirate. Sot jemi pjese e aleances te saj te sigurise dhe te institucioneve evropiane, jemi pjese e ndryshimeve brenda saj dhe me vendosmeri e pasion edhe pjese e ardhmerise se saj. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne kuader bilateral apo institucionesh te tjera perfaqesuese, kane qene dhe mbeten kontributoret kryesore te arritjeve tona pozitive si shtet shqiptar, por edhe me gjere, ne te gjithe rajonin e Ballkanit. Nese dekada e pare pati konflikte etnike te frymezuara nga projekte nacionaliste anti-humane, gjate dekades se dyte Shqiperia dhe rajoni yne po perjetojne nje ringritje te dukshme politike, morale, ekonomike dhe sociale. Deshiroj te ve ne dukje se vete prania ne kete takim te rendesishem, e Presidentes se Kosoves eshte deshmi e rezultateve pozitive ne funksion te forcimit te paqes, stabilitetit dhe politikave integruese. Nuk ka pike dyshimi qe sot Ballkani Perendimor ka nje fizionomi tjeter. Pak vite me pare problematika e Ballkanit ishte tjeter; raporti midis vendeve ballkanike ishte gati i ftohte, ndersa sot diskutohet kryesisht per probleme te perspektives dhe me pak per ato te retrospektives. Une deshiroj te ve ne dukje se sot me shume se kurre lind nevoja qe vizioni i lidershipit politik te vendeve te Ballkanit Perendimor, duhet te orientohet pa asnje lloj paragjykimi drejt perspektives evropiane dhe euroatlantike. Lajmi per arrestimin e njerit prej krimineleve me mizore, Radko Mlladic, padyshim eshte nje lajm i gezuar dhe risjell edhe nje here ne vemendje qe demokracia eshte shume e rendesishme dhe demokracia ne cdo lloj rrethane triumfon. Ne Shqiperi kemi nje fjale te urte qe eshte shume domethenese per kete rast. Drejtesia vonon, por nuk harron. Ky moment duhet shfrytezuar per te rilancuar edhe njehere te gjithe ate vizion te perbashket te vendeve te Ballkanit Perendimor per te rritur dialogun politik per t'iu drejtuar vizionit te integrimit me nje force, e cila duhet te sinkronizohet nga i gjithe lidershipi politik i Ballkanit per te mos humbur kohe me diskutime qe i takojne nje te kaluare te eger, kryesisht ajo qe lidhet me betejat dhe lufterat nderetnike ne Ballkan, per te gjetur urat e bashkepunimit dhe besoj qe shembuj konkrete, ne sot kemi me shumice. Une deshiroj te vleresoj rolin moderator te Shqiperise ne rajonin ballkanik, te vleresoj nje bashkepunim te shkelqyer qe ne kemi me vendet fqinje dhe te shoh tek ata, pikerisht ata bashkeudhetare te domosdoshem, qe te gjithe se bashku, pertej rritjes dhe konsolidimit te dialogut politik, te shohim mundesine e nje rritjeje te bashkepunimit ekonomik, sepse vetem ne kete menyre ne do mund te kontribuojme per demokracine ne vendet tona, per rritjen e standardeve te shtetit te se drejtes, per prosperitet ekonomik dhe social per shoqerite ku ne bejme pjese. Une besoj qe mjaft hapa perpara jane bere. Vertet ne kemi nje ndryshim te rendesishem gjeopolitik ne rajon. Me perpara, me eshte dashur, per shkak te nje qendrimi objektiv dhe detyrimit per ta shprehur kete qendrim, qe te ve ne dukje pikerisht ate pjese te avancimit dhe reformave institucionale qe po behen edhe ne vendin fqinje, ne Kosove. Sot e shoh te tepert kete, pasi me vjen mire qe ne kete tryeze te nderuar, do te kete mundesi per ta shpalosur Presidentja e nderuar e Kosoves, e cila qe ne hapat e pare te misionit se saj, e ka demonstruar vizionin e bashkepunimit. Une besoj se te gjithe jemi dakord per kete, pasi duke pasur si pike referimi Evropen, ne menyre absolute bien te gjitha referencat e retrospektives se erret, qe lidhet me betejat nderetnike dhe te gjithe se bashku e shikojme veten ne standardet evropiane. Natyrisht, te nderuar kolege, ne jemi te vetedijshem per sfidat qe na presin per te jetesuar ftesen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe neser, procesin pasues te bashkimit real me familjen evropiane. Shqiperia ka mundesine sot te demonstroje elemente pozitive te arritjeve te veta. Ajo ka nje sistem drejtesie funksional. Pavaresisht debateve politike qe ekzistojne ne vend, sic ekzistojne ne cdo vend tjeter demokratik, vizioni i te gjithe politikes shqiptare ne unison nuk eshte ne asnje moment kontestues ndaj politikave madhore te integrimit. Kjo eshte arsyeja qe rritja e demokracise se brendshme, forcimi i shtetit te se drejtes, ndertimi i politikave ekonomike, te cilat cdo dite vijne e konsolidohen, bejne te mundur qe ne te jemi optimiste qe marrja e statusit kandidat per Shqiperine, do te jete nje moment kohor i afert.

Situatat dhe sfidat e reja evropiane dhe euroatlantike prekin fusha te reja nderveprimi me efekt global, qe nga persosja e sistemit demokratik, parandalimi i krizave ekonomike, sigurimi i burimeve te qendrueshme energjetike, ambienti, lufta ndaj terrorit e krimit te organizuar dhe deri tek sulmet kibernetike. Shqiperia do te vazhdoje te jape kontributin e saj modest ne realizimin e kesaj agjende te perbashket, si pjese e kontributit per paqen, stabilitetin dhe demokracine afatgjate. Ne mbeshtesim agjenden prioritare te Polonise si kryesuese e radhes se BE-se, sic presim dhe kemi besim se gjate mandatit te saj dhe me tej, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdojne te ndjekin politiken e afrimit dhe te dyerve te hapura per plotesimin e familjes evropiane me te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.

Te nderuar Presidente,

Jam krenar te sjell ne kujtese rolin dhe kontributin real e te vazhdueshem qe Shqiperia jep per forcimin e paqes, miqesise dhe bashkepunimit rajonal, ne nje pjese te Evropes, qe sikurse e thashe pak me pare, kane qene te shoqeruara me probleme dhe ndarje te medha gati historike. Sot, sikurse u shpreha, marredheniet qe ekzistojne midis ketyre vendeve, por edhe rritja e kujdesit te vendeve te Evropes Qendrore, te Bashkimit Evropian ne pergjithesi dhe institucioneve te tij, na ben qe te jemi me optimiste dhe te jemi me te motivuar, qe te shtojme ritmin e reformave dhe bashkepunimin bilateral dhe multilateral ne funksion te demokracise te vendeve tona, por edhe te Evropes ne pergjithesi.

*Fjala e mbajtur dje ne takimin e 17-te te presidenteve te Evropes Qendrore ne Varshave, Poloni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›