E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Marreveshja mes PS-se dhe PD-se te avancohet kodi do permiresime

Ambasadori amerikan ne vend Aleksander Arvizu vleresoi dje marreveshjen e arritur mes dy forcave kryesore politike por nga ana tjeter theksoi se ajo nuk eshte e mjaftueshme per ta cilesuar te mbyllur krizen politike ne vend. Ai nenvizoi se palet duhet te mendojne per kryerjen e reformave pasi eshte humbur shume kohe ne rrugen e vendit drejt integrimit. Ne kete kontekst ambasadori amerikan pohoi se sa i perket reformes zgjedhore sipas Arvizu kodi elektoral ka nevoje per permiresime te metejshme. Jam i kenaqur qe shikoj se ka nje fare dakordesie mes paleve per te ecur perpara me axhenden e reformave. Do te isha i kenaqur nese do te ishte zgjidhur kriza me marreveshjen e fundit por ana ime realiste me thote se ende ka shume mosbesim mes paleve. Por mua nje konsiderate shume te rendesishme kane zgjedhjet e vitit 2013. Ne kete kuader mendoj se ka nevoje te behen permiresime ne kodin zgjedhor. Ai eshte i mire ne vetvete por ka probleme te cilat u vune re ne zgjedhjet vendore te majit - u shpreh Arvizu per Vizion Plus. Ndersa i pyetur ne lidhje me faktin nese vazhdon ende ekzistoje ne Tirane celula antiamerikane e permendur me pare prej tij ambasadori amerikan theksoi se disa gjera jane deformuar. Kam thene disa gjera dhe mendoj se ka pasur disa deformime te atyre qe jane thene. I kuptoj teresisht kritikat ndaj qeverise se SHBA-se ndaj meje personalisht apo ndaj ambasades amerikane por me vjen keq kur disa njerez e perdorin kete per perftime te ngushta politike. Po ashtu ambasadori amerikan komentoi edhe situaten ekonomike ne vend ku theksoi se ajo paraqitet pozitive por sipas tij per buxhetin e vitit te ardhshem duhet te nje debat i gjere. Gjate dy viteve te fundit ekonomia shqiptare ka gatur nje performance relativisht te mire. Por them se tani veshtiresite po verehen dhe kane mberritur edhe ne Shqiperi. Ka nje rritje edhe pse jo dramatike te kredive te keqija dhe kjo gje ka bere edhe kreditimin me te veshtire. Prandaj mendoj se diskutimi sa me i gjere i buxhetit te vitit te ardhshem dhe transparenca e shpenzimeve nga qeveria jane shume t rendesishme. u shpreh ambasadori i SHBA-se ne vend Aleksander Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›