E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ambasadorit izraelit Shqiptaret krenare qe mbrojten popullin hebre

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti diten e djeshme ambasadorin izraelit ne vendin tone David Kohen. Gjate bisedes Kryeparlamentarja Topalli theksoi se shqiptaret jane krenare per mbrojtjen e komunitetit hebre gjate Luftes se Dyte Boterore. Nderkohe theksoi se ne vijim te tradites Kuvendi i Shqiperise do te organizoje nje aktivitet shume te vecante ne kujtim te Dites se Holokaustit ku do te vijne deshmi dhe fakte te reja per kete lidhje te vecante mes dy kombeve duke hedhur me shume drite mbi historine e mbrojtjes se hebrenjve ne Shqiperi. Ndersa ambasadori izraelit theksoi se Qeveria dhe populli i Izraelit u mbetet gjithnje mirenjohes Shqiperise dhe shqiptareve per qendrimin historik ne mbrojtje te hebrenjve. Kete vit ka nje shkembim intensiv vizitash te nivelit te larte midis dy vendeve. Marredheniet kulmuan me viziten me te fundit te Kryeministrit Berisha ne Izrael vizite shume e suksesshme dhe mbi te gjitha shume konkrete. Takimet me personalitet me te larta te Izraelit kane forcuar ne shume dimensione marredheniet mes dy vendeve ndersa takimet me biznesin izraelit kane rritur interesin per investime ne Shqiperi - u shpreh Kohen. Gjithashtu ai i percolli Kryetares se Kuvendit ftesen e Kryetarit te Parlamentit te Izralelit Reuven Rivlin. Duke pranuar me kenaqesi kete ftese Kryetarja e Kuvendit tha se eshte koha per nje forcim dhe thellim te marredhenieve nderparlamentare per te forcuar keshtu me tej marredheniet mes dy kombeve dhe popujve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›