E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore Komisioni me 30 nentor zbardhen dy nga kerkesat e PS-se Ndryshim i sistemit dhe i KQZ-se

Te merkuren e ardhshme do te zhvillohet mbledhja e pare e Komisionit te Reformes Zgjedhore ku do te vendoset ngritja e grupit te eksperteve qe do te asistoje kete reforme. Ne kontekstin e reformes zgjedhore PS do te paraqese dy kerkesa kryesore ate per ndryshimin e sistemit dhe kerkesen per rikompozimin e KQZ-se.

Pas shtyrjes disa dite per shkak te debatit te buxhetit ne Parlament te merkuren e ardhshme zhvillohet mbledhja e pare e Komisionit te Reformes Zgjedhore komision ky i ngritur ne menyre konsensuale mes dy forcave kryesore politike. Megjithese ne takimin e pare te ketij komisioni si hap primar eshte percaktuar ngritja e grupit te eksperteve qe do te asistoje reformen zgjedhore dje u zbardhen dy nga kerkesat kryesore qe Partia Socialiste do te paraqese ne komision. Bashkekryetari socialist i Komisionit te Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri deklaroi se PS ka gati nje pakete me propozime te cilat mbeshteten mbi pika te tilla si ndryshimi i sistemit elektoral dhe rikompozimi i KQZ-se kjo e fundit nje kerkese e hershme e socialisteve. PS ka kohe qe punon per propozime. Ato vazhdojne dhe elaborohen perdite. Kur te jemi ne tavoline e komisionit patjeter qe do te kemi propozimet tona do ti diskutojme ne nivel ekspertize dhe me pas nivel politik ne komision - tha deputeti socialist. Per kerkesen e ndryshimit te sistemit me mundesine e nje korrektimi kombetar e kerkuar edhe ne takimin e partive te vogla pak dite me pare Partia Demokratike ende nuk ka dhene nje reagim zyrtar dhe kete pritet ta beje publik ne tryezen e komisionit te reformes. Por dje deputeti i selise blu Tritan Shehu deklaroi se ne opinionin e tij ndryshimi i sistemit elektoral do te sillte nje qeverisje te dobet dhe jo te qendrueshme.

Reforma

Ne 30 nentor do te mblidhet tryeza e pare e reformes zgjedhore ku ne qender te saj do te jete percaktimi i eksperteve jopolitike qe do te merren me tej me axhenden e punes se komisionit te posacem parlamentar per kete reforme. Detyrat e para jane krijimi i nje grupi ekspertesh dhe fillimi i berjes se nje plani pune per te adresuar te gjitha problemet qe ka ne vetvete reforma zgjedhore - tha deputeti socialist Damian Gjiknuri. Sa i perket reformes ne teresi Partia Socialiste do te kete dy kerkesa kryesore ne tryezen e komisionit ajo per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kerkesen per rikompozimin e KQZ-se. Bashkekryetari i Komisionit te Reformes Zgjedhore Gjiknuri theksoi dje PS ka gati nje pakete propozimesh e cila perfshin draftin qe opozita i ka bere publike kornizat e tij. Partia Socialiste ka kohe qe punon per propozime. Ato vazhdojne dhe elaborohen perdite. Kur te jemi ne tavolinen e komisionit do te kemi propozimet tona do ti diskutojme ne nivel ekspertize dhe me vone ne nivel politik ne komision - theksoi ai. Nga ana tjeter Partia Demokratike ende nuk eshte shprehur zyrtarisht per propozimet per ndryshimin e sistemit te paraqitura edhe ne mbledhjen e pak diteve me pare te partive te vogla pjese te koalicioneve te djathta e te majta. Megjithate deputeti i kesaj force Tritan Shehu deklaroi dje ne qofte se sistemi aktual do te ndryshoje atehere ne qeverisje do te prodhohet nje ekzekutiv i dobet. Kalimi ne nje sistem qe te con ne nje korrektim te plote proporcional nacional do te krijonte padyshim nje mungese stabiliteti ne qeverisje dhe do te krijonte premisa per nje qeverisje te dobet dhe jo stabel. Prandaj gjithmone funksionojne mekanizma te tjera te cilat lidhen me sistemin per te siguruar nje mazhorance stabel - tha Shehu. Me tej ai paraqiti edhe menyrat se si mund te zgjidhet ceshtja e sistemit elektoral duke u shprehur Kjo zgjidhet duke vene nje prag minimalja 4 nacional ose duke vene nje premium partise me te madhe ose duke ruajtur nje forme sistemi pak a shume si ky i sotmi. Te merkuren e javes se ardhshme do te mblidhet tryeza e pare e reformes zgjedhore ku pritet ngritja e grupit te eksperteve jo politike qe do te asistojne kete reforme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›