Berisha 2012 projektbuxheti i pagave dhe pensioneve

Opozita kunder buxhetit se nuk eshte cliruar nga sindroma e tunelit Brace Buxheti varferon shqiptaret
Seanca e djeshme plenare eshte shnderruar ne nje arene debatesh jo vetem shifrash por dhe debate politike mes mazhorances dhe opozites. Ligjvenesit socialiste kane kundershtuar buxhetin ndersa demokratet kane replikuar me shifra per keto argumente. Kreu i Qeverise Sali Berisha ne mbrojtje te buxhetit per vitin 2012 theksoi se ai do te jete portofoli i familjeve shqiptare. Sipas Kryeministrit ky buxhet ruan me se miri sistemin makroekonomik por opozita vijon te jete kunder tij sepse nuk eshte cliruar ende nga sindroma e tunelit. Kreu i Qeverise theksoi me tej se buxheti i vitit qe vjen do te jete ai i pagave pensioneve por dhe i projekteve te medha. Por per socialistin Erjon Brace i cili foli ne emer te ligjvenesve te PS-se ky buxhet varferon edhe me tej shqiptaret ndersa pasuron oborrin qeveritar.
Debatet
Buxheti i vitit 2012 eshte hartuar duke pasur ne plan te pare interesin e qytetareve. Keshtu theksoi kreu i Qeverise Sali Berisha gjate diskutimit ne kuvend per projektbuxhetin e vitit te ardhshem. Kryeministri theksoi se ne saje te reformave te gjithanshme te mazhorances ne keto vite dhe mbi te gjitha modelit ekonomik te vendosur shqiptaret ia dolen qe ne nje hark kohor 6-vjecar te inkasojne ne buxhetin e tyre rreth 8 miliarde dollare me shume. Gjate ketyre viteve kemi bere tri buxhete shtese shqiptaret meritojne 30 buxhete shtese por ne ia kemi dale te mbledhim ne keto vite tete miliarde dollare me shume duke mos llogaritur ketu shume miliarda me uljen e taksave tarifave tatimeve doganave etj. - tha kreu i qeverise. Por sipas tij opozita eshte kunder sepse nuk eshte cliruar nga sindroma e tunelit. Ju nuk e votuat ne komision kete buxhet. Une uroj qe ju te cliroheni kete vit nje vit me pare ju rate ne sindromen e Tunelit te Kerrabes dhe qendruam se bashku deri ne oren 5 te mengjesit. Une u perpoqa tu sheroja por ishte e pamundur. Ju nuk do e votoni serish buxhetin pasi ju keni sindromen e tunelit. U mundova tju sheroja absolutisht. Une e lexoj ne fytyrat tuaja se dhe kete vit ju nuk doni ta votoni - tha ai. Sipas Kryeministrit buxheti perballon rritjen e pagave dhe pensioneve investimet ne infrastrukture ne shendetesi ne dixhitalizimin e vendit por dhe te veprave te medha. Ky buxhet ka nje qellim tjeter madhor Shqiperine dixhitale. Shqiperia ne 100 vjetorin e saj do te jete Shqiperia dixhitale monumenti me madheshtor qe ne mund te ndertojme ne respekt te eterve te pavaresise dhe sakrificave mbinjerezore te shqiptareve per liri e dinjitet. 125 projekte te Shqiperise dixhitale gjejne mbeshtetje te plote e totale ne kete projekt. Ky eshte buxheti i 100-vjetorit dhe ka per mision te shenoje ndryshimin e Shqiperise. Shqiperine 100-vjecare ta paraqese nje nuse te vertete para shqiptareve. Dhe nuk ka asgje me te rendesishme qe mund te rinoje me shume moshen e ketij vendi sesa mosha dixhitale - theksoi ai. Kreu i qeverise shtoi se ky draft garanton gjithashtu stabilitetin makroekonomik te ekonomise shqiptare. Ky buxhet vendos ne themel te tij kriteret me te shendosha evropiane ndersa ka vendosur ne epiqender qytetarin familjen shqiptare. Kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe politika jone ekonomike ka rezultuar e suksesshme - tha Kryeministri. Por per Bracen korrupsioni po nenshtron shtetin tone 100-vjecar. 80 per qind e pasurise ne kete vend zoterohet prej 1 per qindesh te popullsise shqiptare. Se bashku kemi arsye te rrezojme sa me pare kete qeveri duke pare varferine e madhe problemet qe po has populli cdo dite e me teper - tha Brace. Deputeti i PS-se theksoi se asnje shqiptar nuk perfiton prej projektbuxhetit te vitit 2012 sepse ky draft eshte vetem ne funksion te Kryeministrit dhe oborrit te tij.Ky buxhet synon te mbledhe te ardhura e te ndaje shpenzimet sipas llogarise qeveritare. Shqiptari nuk perfiton asgje qeveria do te paguaje 5.1 leke per cdo 100 leke te GPD-se per policine 2.4 dollare me pak. Ky buxhet ju merr nje vit nuk rritet me nje vit. A mund te punohet ne bujqesi ku do te kete 0.8 milione dollare me pak 60 milione dollare me pak ne infrastrukture - tha Brace.
Berisha Ne laboratoret e PS-se po semuren edhe shqiptaretKryeministri Sali Berisha iu eshte kunderpergjigjur akuzave te deputeteve socialiste gjate gjithe seances se djeshme plenare. Ne pergjigje te fjales se deputetes socialiste Klodiana Spahiu ai tha se tu thuash shqiptareve se 1 ne 2 shqiptare vuajne nga semundje zemre do te thote te thuash nje genjeshter te madhe pasi asnje shqiptar dhe asnje njeri ne bote ka rezultat te tille. Sipas tij Shqiperia eshte nder vendet me jetegjatesi me te madhe ne bote. Se ku e shpik ti kete rezultat ne laboratoret e PS-se kete nuk e di por nje njeri me diplome si mjeke nuk mund ta thote kete pavaresisht diagnozave te dala nga laboratoret e PS-se. Kjo eshte statistike e mjerimit e patologjise. Ju thate se 1 ne 4 vete eshte me depresion aty ku jeton ti ne mjedisin tend politik mund te jete edhe 75 po kjo nuk eshte tregues per gjithe Shqiperine ka tregues qe tregojne se Shqiperia eshte vendi i 57-te ne bote qe jetohet me mire. Me tej ai shtoi se ne Partine Socialiste problemet maniako-depresive mund te jene shume me te medha nga ato qe tha deputetja Spahiu por kjo sipas tij nuk eshte ne anetaresine socialiste dhe as te shqiptaret. Ai theksoi se statistikat per buxhetin dhe shendetesine jane te ndara saktesisht.
Fieri kreu i qeverise Votimet te lira nenkryetarin tim se detyroi njeri te votonte per RamenKryeministri Sali Berisha akuzave te socialisteve per vjedhjen e votave ne Keshillin e Fierit iu kunderpergjigj me batuta per voten e Presidentit te Republikes. Ska terror ndaj tyre se nuk jane larva njerezit por jane qytetare te lire. Cfare terrori u ushtrua Te them une qe u shtrua terror mbi ish-nenkryetarin e partise sime me keni degjuar mua te them qe e terrorizuat Presidentin e Republikes Une mendoj se keto jane qendrimet me absurde dhe thellesisht antidemokratike te cilat nuk duhen kurre te formulohen - tha ai. Sipas Kryeministrit per sa kohe ne te jemi nje vend i lire qytetaret e ketij vendi do te votojne per ke te duan. Kur ishte nenkryetari i partise sime i zgjedhur ne kete parlament me perpjekjet me te jashtezakonshme President Republike dhe voton per kryetarin tuaj ju duartrokisni dhe brohorisni. Ata nuk jane femije ne kujdesin prinderor ata jane qytetare me te drejte zgjedhjeje dhe votimi te cilet bejne zgjedhjet e tyre si do qe te duan - shtoi Kryeministri. Ai shtoi se lideri duhet te dije te frymezoje dhe Rama nuk e ben dot kete. Lideri ka nje detyre nje gje kryesore mund te jete i mencur i lexuar i palexuar etj. por dhunti kryesore ka frymezon apo nuk frymezon. Nuk mund te frymezoje nje njeri qe kalon nga disfata ne disfate dhe qe perfundon tek kurbani. Kerkoni ju qe ta mesoj liderin tuaj Jo absolutisht as lodhem fare. Po perse jane larguar nga une ata qe jane larguar Sepse ata une nuk arrij ti frymezoj ne demokraci nuk ka rruge tjeter. Lideri ne demokraci duhet te jete frymezues - deklaroi ai.
Replikat ne Kuvendin e ShqiperiseBashkim Fino Zoti Berisha une po te jap fjalen qe do ta votoj kete buxhet por ne qofte se ti lidh nje marreveshje me mua dhe zgjidh keto kater probleme qe do te them une tani per pushtetin vendor nuk fitojne vetem kryetaret e bashkive dhe komunave socialiste per te gjitha partite politike edhet partise tende.
1. Hiq kushtezimet qe jane vendosur ne nenin 15. Nuk ka kushtezime per grantin e pakushtezuar. E vendoset edhe vjet nje kushtezim shume te poshter qe deri ne 20 do te perdoret per pagat. Sivjet na shtuat nje kushtezim te ri 10 per qind ti bejme arrore.
2. Te ardhurat e rentes minerare jane 25 per qind. Jepja atyre njesive qe kane miniera por mos u jep 20 duke u zbritur grantin e pakushtezuar.
3. Efektet financiare do te vijne nga mungesa e takses ne infrastrukture gjithe qytetet nuk kane plane rregulluese eshte 1.3 miliarde leke. Jepja edhe kete financoje.
4. Rritja e grantit te pushteti vendor duhet te jete 5 por 3 inflacioni plus 4 qe thua do te jete 7 te dyja bashke keto vene 7 .
Zbato keto kater pika kur te vemi nen per nen dhe une do ta votoj.
Sali Berisha Kur qeveria ime 6 vjet me pare dyfishoi grantin e pakushtezuar ndodhi e pabesueshmja disa qeveri vendore me ne krye kryeqytetin i shnderruan bashkite ne qendrat e punesimit te partise. U rrit numri i punonjesve. Ne qofte se ne si administrate qendrore shkurtuam 35 te administrate per te ulur barren mbi taksapaguesit i nderuar zoteri u 2-3-fishua numri i te punesuarve ne bashki. Ato leke te cilat jepeshin per tu shtruar rruge rrugica per tu ndertuar kopshte e shkolla absolutisht te gjitha u shnderruan ne rroga. Ne qofte se une jap buxhet nga buxheti qendror une besoj se kam vetem nje te drejte qe ky te shkoje ne maksimum tek qytetari. Por nese shkon per te shnderruar bashkite ne qendra punesimi cfare me mbetet mua dhe ty ligjvenes. Mua me behet qe ato ti jap por me kushtin qe per rrogat nuk mund te perdoret me shume se kaq. Pika e dyte eshte mbjellja e drureve frutore. Ti mund ta kundershtosh apo mbeshtetesh. E verteta eshte se ky perben nje nga programet kryesore per te shtuar te ardhurat ne keto familje ne keto zona. Ky program nuk realizohet pa kryetaret e bashkive dhe komunave. Ky program bazohet kryesisht mbi grantin dhe dua qe fondet e tyre te kontrollohen ne cdo qindarke nga qeveria qendrore sepse jane para te taksapaguesve. Parate per qytetaret i hane partite i kthejne ne rroga per veten e tyre.
Kerkesa e dyte renta minerare 25 jam dakord ta diskutojme por te ulemi ta arsyetojme.
E treta
Flasin disa nga deputetet socialiste
Nje minute zoteri se ate e kam pasur kryeminister eshte dekretuar nga une historia kjo eshte une nuk e fshij.
Ndersa atij zoterise do ti pergjigjem me nje varg te Sergei Eseninit Jam gati qe kravaten me te mire tia var kalit qe te me dale para
Ritvan Bode Menyra e perdorimit te fondeve nuk jane nderhyrjet. Te gjitha vendet demokratike e kane orientimin e perdorimit te fondeve.
Lidhur me renten zoti Fino granti i pakushtezuar jepet per te ekualizuar te ardhurat e komunave dhe bashkive qe lidhen me autonomine lokale.
Sali Berisha Po villni vrer ndaj buxhetit. Ju sjell ketu Tiranen. Qytetareve te Tiranes u kushtoi 5 mije dollare nje peme me qeverisjen tuaj vendore. Mblidhnit taksen e gjelberimit por nuk thoni dot pyllezuam Tiranen kete se thoni dot. Shko shikoje sheshin mori drejtimin e zhvillimit jeshil. Nga betoni kaloi ne shesh te gjelberuar. Shihni more A e kuptoni se cfare ishte piramida apo jo Piramida nuk ndertojme me. Nuk bejme kurbane e rite te vdekjes. Ne kemi ritin e jetes. Atehere me sulmuat kur fola per Harry Poter-in po tani qe ju mbiu kurbani tek dera e partise E merrni me detyrim dhe e lexoni me detyrim librin. Ja pra qe ju mbiu kurbani juve.
Ben Blushi Kollares po i vure llastik e var ku te duash. Po flet per taksat por si ka mundesi vetem dyqani i Saliut nuk taksohet. Ai sheshi eshte bere mire se me jep mundesi te shkoj ne shtepi 5 minuta me shpejt ne shtepi por a mund te ma thote njeri si te shkoj tek monumenti. E keni hipur Skenderbeun mbi nje lope dhe e keni lene aty te kullose bar ne fushe. Kjo nuk eshte per te qeshur. Po pati mundesi Saliu te shkoje tek monumenti pa hequr kepucen jam gati ta ndjek dhe une.