Berisha peruron Ashten Hap i shnderrimit te Shqiperise ne superfuqi energjetike
Nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar nisi ceremonia e përurimit të hidrocentralit të Ashtës, investimit më të madh në tregun energjetik shqiptar, projekti më madhor në vend në këto 20 vite, i cili do të prodhojë energji për 100 mijë familje shqiptare.
Në përurimin e tij merr pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeparlamentarja austriake Barabara Prammer, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto dhe zyrtarë të të tjerë ta lartë.
Berisha: Ndërtimi respekton standardet mjedisore
Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë të ditë veçantë për vendin, përurimin e një kryevepre të vërtetë të energjetikës në Shqipëri, Europë e më gjerë, e cila përbën gjithashtu një kryevepër edhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit.
“Peshqit kanë trajektoren e tyre për t’u ngjitur nga deti deri në ujërat e hidrocentralit. Ndërtuesit kanë parashikuar lëshimin konstant të ujit ekologjik. Ne përurojmë sot, jo vetëm hidrocentralin me turbina matrix më të madh të këtij lloji në botë, por edhe një shkollë të vërtetë të zhvillimit të mjedisit”- u shpreh kryeministri, i cili shtoi se kjo vepër, më e madhja në këto 20 vite përurohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në këto 100 vjet, cilido që hedh sytë në marrëdhëniet mes dy kombeve do gjejë marrëdhënie të shkëlqyera.
Ai tha se kjo përbën një etapë të rëndësishme në realizimin e një prej projekteve më ambiciozë të shndërrimit të Shqipërisë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon.
“Qeveria ime në hark kohor të shkurtër ka firmosur rreth 120 kontrata për ndërtimin e mbi 132 hidrocentraleve”- vijoi më tej ai, i cili shtoi se kompanitë austriake e kanë vetëm hapin e parë, sepse ato janë të angazhuara në ndërtime të mëdha dhe investime ndër më të mëdhatë që bëhen sot në Europë.
Duke qenë i vetëdijshëm për pengesat dhe vështirësitë në ndërtimin në kohë rekord të këtij hidrocentrali, kryeministri garantoi investitorët austriakë se do të bëjë gjithçka për të lehtësuar klimën e biznesit, për ta bërë Shqipërinë miqësore ndaj investitorëve të huaj.
Gjithashtu kryeministri nuk la pa përmendur edhe krizën ekonomike, që ka pllakosur në Europë dhe më gjerë dhe tha se e vetmja zgjidhje për të është zgjerimi i biznesit dhe liritë ekonomike.
“Një muaj më parë një botim prestigjioz për liritë ekonomike në botë merrte dy shembuj merrte shembull vendin tim, i cili nga vendi i 84 kishte ardhur në vend të 12 për liritë ekonomike, dhe Afrikën e Jugut”- u shpreh ai, ndërsa theksoi sërish se ambicia jonë në besimin është se tek liria ekonomike qëndron i gjithë potenciali për të përballuar këtë krizë afatgjatë.
Turbinat e përuruar do të mbajnë nënshkrimin e dy homologeve Topalli dhe Pramer të cilave kryeministri në fund të fjalës së tij u uroi jetë të gjatë politike sa edhe jetëgjatësia e turbinave, të cilat kanë jetëgjati 30-40 vjet, ndërsa zonjës Ulrike i uroi të vendosë turbina të tjera si kjo në të gjitha anët e Shqipërisë
Prammer: Ashta, projekt madhor, me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit
Kryeparlamentarja austriake Barbara Pramer e cila ka marrë pjesë në përurimin e kësaj vepre duke cilësuar rëndësinë që ka ky hidrocentral për zhvillimin vendit, theksoi në veçanti rëndësi që ka ky projekt për mbrojtjen e mjedisit.
“Ajo që kam përzemër dhe dua ta theksoj është se në këtë zhvillim kemi parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe duhet ta mbrojmë atë. Energjia e pastër, e rinovueshme që prodhohet nga uji, dielli ka shumë rëndësi dhe prandaj ne kemi ardhur të investojmë këtu”- deklaroi Kryeparlamentarja austriake.
Përurimi i kësaj vepre për zonjën Prammer tregon besimin e ndërsjellë që kanë firmat austriake dhe ato shqiptare në teknologjinë austriake, ndërsa falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen, që kjo vepër u realizua në kohë rekord dhe autoritet lokale për bashkëpunimin.
Hidrocentrali i Ashtës
Shoqëria e projektit “Energji Ashta” dhe pronarët e saj VERBUND dhe EVN përurojnë në Shqipëri një risi mbarëbotërore: ndërtimin e hidrocentralit më të madh me teknologjinë Matrix duke përdorur turbinat e vogla. Hidrocentrali i Ashtës është ndërtuar përgjatë 30 muajve të fundit në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës, qyteti i katërt në vend për nga madhësia. Ai është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë. Përveç kësaj, në lumin Drin është përdorur teknologjia më novatore: Teknologjia Matrix (një turbinë e vogël me madhësinë e një kabine telefoni) bën të mundur shfrytëzimin mjaft efikas të energjisë hidrike. Në hidrocentralin e Ashtës do të prodhohen çdo vit në të ardhmen 240 milion kËh energji elektrike, duke siguruar kështu furnizimin me energji të rinovueshme për 100 000 familje shqiptare.
Pas përfundimit hidrocentrali i Ashtës do të prodhojë energji për 100 000 familje shqiptare, do të hapë vende të reja pune dhe do t’i japë rajonit dhe vendit zhvillime ekonomike pozitive. Ai përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe kontribuon në uljen e varësisë së Shqipërisë nga importi i energjisë elektrike. Ai është projektuar si miqësor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnjë emetim. Në përfundim të periudhës 35-vjeçare të koncesionit, hidrocentrali do t’i dorëzohet Republikës së Shqipërisë.
Impianti është i ndarë në dy pjesë: Ashta I, do të prodhojë rishtazi energji elektrike me anë të tubinave Hydro Matrix, aty ku përpara tre dekadash është ndërtuar rezervuari i Spatharës me digën kundër përmbytjeve dhe sistemet e vogla vaditëse për bujqësinë.
Pas një kanali rreth pesë kilometër të gjatë që shtrihet deri në thellësi në afërsi të fshatit Ashtë, Ashta II do të prodhojë energji elektrike për herë të dytë. Edhe këtu do të përdoren 45 turbina Hydro Matrix. Për të dy hidrocentralet e Ashtës këto pajisje do të furnizohen nga Andritz-Hydro AG, të cilat janë gjithashtu prodhim austriak.
Kapaciteti total i të dy centraleve elektrike (Ashta 1 dhe Ashta 2) është rreth 53 megavat (MË) dhe çdo vit do të prodhohen rreth 240 milion kilovat-orë energji elektrike. Kjo është rreth një e katërta e sasisë që mund të prodhojë hidrocentrali Freudenau në lumin Danub në Vjenë. Punimet e ndërtimit kanë filluar në mars 2010: vlera e investimit shkon në rreth 200 milion Euro.
Kompanitë austriake në fushën e energjisë VERBUND dhe EVN janë të njohura për standardet e larta dhe besueshmërinë e tyre në çdo aspekt të veprimtarisë së tyre. Për këtë projekt është përdorur i gjithë spektri i njohurive dhe i ekspertizës në sferën e energjisë hidrike. Gjithashtu, projekti është realizuar sipas standardeve më të larta botërore dhe përbën gjithashtu ndihmën e parë të ndërtuar në Shqipëri për kalimin e peshqve. Nëpërmjet tij, për herë të parë që prej viteve ’70 të shekullit të kaluar, peshqit do të mund të notojnë të papenguar që nga rezervuari i Spatharës deri në detin Adriatik.
Projekti i hidrocentralit të Ashtës është ndërtuar sipas rregullave të Mekanizmit për Zhvillim të Pastër (MZHP) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK). Ai nuk do të shkarkojë asnjë emetim të CO2 dhe duke qenë hidrocentral ai do të kontribuojë në kursimin e rreth 114 000 tonëve CO2 çdo vit. MZHP parashikon një dialog gjithëpërfshirës me grupet e interesit, dialog i cili këtu në Shqipëri është zhvilluar deri më tani në mënyrë unike. Përveç një menaxhimi profesionist të grupeve të interesit në nivel kombëtar, edhe palët e interesuara dhe ato lokale, si përfaqësuesit politikë të komunës, fqinjët dhe banorët, janë informuar gjerësisht nëpërmjet takimeve të rregullta të konsultimit publik.
E gjithë energjia elektrike e prodhuar në Ashtë do të blihet për 15 vjet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), furnizuesi publik shqiptar i energjisë elektrike. Pas kësaj periudhe, kontrata e blerjes së energjisë mund të zgjatet ose energjia elektrike mund të shitet në tregun e energjisë.
Rreth VERBUND
VERBUND është kompania lider në Austri në fushën e energjisë elektrike dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Evropë nga energjia hidrike. Më shumë se një e pesta e energjisë elektrike të prodhuar nga kjo kompani është nga energjia hidrike, e pasuar nga energjia termike dhe e erës. VERBUND u shërben më shumë se 4 milion abonentëve të energjisë elektrike në të gjitha kompanitë e saj dhe merret me tregtinë e energjisë elektrike në 19 vende. Në vitin 2011 VERBUND realizoi një xhiro vjetore prej 3,9 miliard Euro dhe ka rreth 3000 punonjës. Me kompanitë bija të saj dhe me kompanitë partnere VERBUND është përfshirë në mënyrë aktive nga prodhimi i energjisë elektrike përmes transmetimit dhe shpërndarjes deri në tregtinë dhe shitjet ndërkombëtare. VERBUND kuotohet në bursën e Vjenës që prej vitit 1988 dhe 51% të kapitalit aksionar zotërohen nga republika e Austrisë.
Rreth EVN
EVN është një kompani lider ndërkombëtare e kuotuar në bursë në fushën e shërbimeve të energjisë dhe të mjedisit me rreth 2,7 miliard Euro të ardhura në vitin financiar 2010-2011 dhe e ka selinë e saj në Austrinë e Poshtme (Niederösterreich).
Bazuar në infrastrukturën më bashkëkohore ajo u ofron klientëve të saj energji elektrike, gaz, ngrohje, eliminimin e ujërave të bardha dhe të zeza, si dhe prodhimin dhe shfrytëzimin e energjisë termike nga mbetjet. Në furnizimin me energji, EVN garanton dhe ka përmirësuar cilësinë e jetesës të më shumë se 3,7 milion klientëve në Shqipëri, Bullgari, Kroaci dhe Maqedoni.
Falë projekteve të suksesshme në fushën e energjisë dhe të mjedisit të realizuara gjatë 20 viteve të fundit në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, EVN siguron furnizimin e rreth 14 milion klientëve në plot 21 vende.