Arvizu: Obama fjalim prekës, qeveriset më mirë kur palët bashkëpunojnë
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Aleksandër Arvizu, menjëherë pas fjalimit të fitores së Barcak Obamës, në një prononcim për mediat dha leksionin e radhës për politikën shqiptare.
Arvizu deklaroi se në SHBA u vërtetua edhe njëherë se zgjedhjet janë themeli i demokracisë, ndërsa tha se “Atyre nuk iu është dashur një javë apo 10 ditë, por 5 dhe 6 orë për të numëruar 106 milionë vota”.
Ai u bëri apel shqiptarëve të lexojnë dhe rilexojnë fjalimet e dy kandidatëve në zgjedhje dhe do të gjejnë që “pika kyçe e fjalimeve mbetet bashkëpunimi”.
Tani që zgjedhjet mbaruan dhe presidenti u zgjodh tha Arvizu, radha i vjen qeverisjes. Duke iu referuar fjalimit të Obamës ai citoi fjalët e tij, “Obama tha se zgjedhjet kanë përfunduar, tani nis qeverisja. Qeverisja ka për t’ja dalë mbanë vetëm kur të dyja palët janë së bashku, dhe mbi të gjitha kur qytetarët marrin pjesë”, përfundoi Arvizu, ndërsa e cilësoi prekës fjalimin e Presidentit Obama.
(ma.ar/BalkanWeb)