Milani kërkon identitetin, Malaga shfaqet e frikshme
ITALI- Champions League nis sot në mbrëmje raundin e katërt të fazës në grupe, ku duket se do të vendosen shumë dilema. Përveç Real Madrid-Borusia, një nga ndeshjet më të forta është ajo mes Milanit dhe Malagas, me 7 herë kampionët e Evropës që do të synojnë fitoren për të mos rrezikuar kualifikimin. Fitorja 5-1 ndaj Kievos ka rikthyer moralin në skuadrën e Milanit, ndërkohë që Alegri i druhet shumë kundërshtarit, duke e quajtur takimin e sotëm jo deciziv. “Mendoj se nuk do të jetë e rëndësishme për kalimin e turit, - tha ai. – Ky grup do të zgjidhet vetëm në javën e fundit dhe Malaga është për t’u përballur në mënyrën më të mirë. Do të na duhen këmbë të mira dhe të përmirësojmë aspektin sulmues”, shtoi Alegri. Humbja në Spanjë dy javë më parë ka bërë që skuadra e Manuel Pelegrinit të jetë favorite për të zënë vendin e parë në grupin C. “Por, me një fitore në ndeshjen e së martës, mund të vendosim gjithçka në vend”, u shpreh më tej Masimiliano Alegri.
CHAMPIONS
Për ndeshjen e sotme, Alegri do të ketë të gatshëm Robinjon, që do ta nisë nga pankina, ndërsa Bonera do të luajë në qendër të mbrojtjes. “Do të kem luksin të zgjedh, - shpjegon Alegri, - por kam disa dyshime, të paktën në disa reparte”. Ndërkohë, Bojan Kërkiç e njeh mirë Malagan, që nga koha kur luante me Barcelonën. “Atyre u pëlqen të luajnë futboll të bukur, sepse në sulm kanë shumë cilësi, por ne jemi Milani. Janë një skuadër e fortë, por jo e pathyeshme. Duhet të ecim larg në Champions, siç e do tradita e kësaj skuadre”, tha ish-lojtari i Barcelonës.
PELEGRINI
Milani duket se nuk e shqetëson aq shumë trajnerin e Malagas Manuel Pelegrini. Spanjollët kanë marrë tre fitore në tre ndeshje deri më tani, megjithatë asgjë nuk duket e sigurt sa i përket kualifikimit. “Nuk jemi Kievo, që pësoi 5 gola, madje është një krahasim që as duhet marrë në konsideratë, - deklaroi Pelegrini përpara kësaj sfide. – E di që do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të luajmë për fitore. Milani ka traditë të madhe në Champions, por në fushë nuk luan historia dhe këtë e treguam edhe në ndeshjen e parë”, shtoi tekniku kilian. Më tej, ai pranoi se Milani është një ekip i fortë, pavarësisht momentit të mirë që po kalon. “Ata janë nën presion, sepse është mbrapa në kampionat dhe në Champions ende s’ka asgjë të sigurt, por e di që një skuadër e tillë luan më mirë kur është nën presion. Do të jetë një kuriozitet i madh të shoh se çfarë ndeshjeje do të luajnë ndaj nesh. El Sharaui? Ai ka bërë më shumë gola në kampionat, por unë preferoj Iskon, që ka shumë cilësi. Lojtarë e mi janë të inatosur për humbjen me Vajekanon, por jo për komentet në shtyp”, tha Pelegrini.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)