E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA, liderët botërorë urojnë Obamën

SHBA - Kryeministri britanik David Cameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e Presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar.

Duke shkruar në 'Twitter', Cameron e përshkroi Obamën si një “mik” dhe tha se ai mezi pret që të “vazhdojnë të punojnë së bashku”.

Në Bruksel, Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, tha nëpërmjet 'Twitter' se ai është “shumë i lumtur” për rizgjedhjen e Obamës.

Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ka shprehur  “urime të ngrohta”, duke përgëzuar atë që ai e quajti  “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euroatlantike.

Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë.

Ligjvënësit thonë se shpresojnë që udhëheqësi amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. 

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›