“Hillari Klinton më premtoi se Obama do të vizitojë Shqipërinë”
Vizita në SHBA, më e suksesshmja
Në intervistën e djeshme, kryeministri bëri edhe një analizë të vizitës së tij në SHBA.
Duke u ndalur te ftesa për Presidentin amerika Barack Obama, për të vizituar Shqipërinë, Berisha sqaroi se, “më ka premtuar sekretarja e shtetit Hillary Clinton, që ai do të vijë. Presidenti a do të mund të vijë tani në fushatë elektorale, apo pas tyre nuk e di”.
Në analizën e axhendës së vizitës ë tij në SHBA, kjo e fundit sipas tij ka qenë më e suksesshmja ka qenë më e varfër?
“Krahasuar me dy vjet më parë është 50 për qind më e plotë në çdo aspekt. Sepse dimensioni politik i saj ka qenë më i madhi, se çdo vizitë tjetër në Uashington. Për arsye se veprimtaritë këtë herë ishin 100 për qind më të shumta. Këtë herë janë shumë të pakta vendet që unë nuk jam takuar me krerët e delegacioneve të tyre. Takimet kanë dy çështje, e para është lotimi për Kosovën, dhe së dyti takimet janë paraqitje e kalkut të Shqipërisë, dhe përpjekje për thithjen e biznesit dhe zhvillimin e saj. Kanë qenë takimet më intensive që kam bërë ndonjëherë. Kulmoi me mbylljen e bursës së NASDAQ”, u shpreh Berisha.