E Diel, 1 Nëntor 2026

“Administrata Publike në Shqipëri, prioritet ndryshimet në ligjin për shërbimin civil”

28-09-2011 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani merr pjesë në takimin e nivelit ministerial te Bordit Drejtues te Shkollës Rajonale te Administrimit Publik
        
Administrata Publike në Shqipëri, ka në prioritet dhe në fokus ndryshimet në ligjin për shërbimin civil, u shpreh ministri i Brendshëm Bujar Nishani, në takimin e nivelit ministerial të Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale te Administrimit Publik, zhvilluar dje në Tiranë
“Është kënaqësi për mua që në pozicionin e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, dhe me cilësinë e Përfaqësuesit të Shtetit Anëtar Kryesues të Bordit Drejtues të ReSPA të përshëndes zhvillimin e këtij takimi të Bordit Drejtues të ReSPA-s në nivel ministror, duke shprehur gjithashtu mirënjohjen time për pjesëmarrësit në këtë takim të përfaqësuesve të Komisionit Europian”, tha ministri Nishani.
“Sfidat e sotme po na përballin me probleme çdo ditë e më cilësore, komplekse e shumëdimensionale të Administratës, të cilat na bëjnë që të konvergojmë përpjekjet për të tejkaluar problemet e mungesës së njohurive apo aftësive specifike me synim arritjen e objektivave strategjikë në këtë fushë”, tha ministri Nishani.
Duke folur ne takim, kreu i Ministrisë së Brendshme Bujar Nishani, theksoi se, “e krijuar për të mbështetur synimet e vendeve tona për një administratë profesionale, efektive dhe të përgjegjshme, ReSPA është një përpjekje unike për të arritur jo vetëm prioritetet e vëna së bashku siç janë përgjegjësitë manaxheriale drejtuese apo fuqizimi i kapaciteteve të strukturave lokale, por edhe ambiciet tona për çështje specifike të lidhura me transparencën, shtetin e së drejtës dhe ato të lidhura më experiencat tona ndërkufitare”.
Projekti që po zbatohet për Shqipërinë merr një rëndësi të veçantë duke marrë parasysh objektivat e Shqipërisë lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat.
“Të përgjegjshëm mbi domosdoshmërinë e plotësimit të kritereve politike, kritereve ekonomike dhe të standardeve europiane në një numër të gjerë fushash e sektorësh, të kërkuara në kuadër të kërkesës për fitimin e statusit të vendit kandidat për BE, Qeveria e Integrimit Europian ka identifikuar po zbaton dhe përmbush planin e veprimit të 12 kritereve të vendosura nga Komisioni Europian ku do përmendja për rëndësinë e veçantë që merr një nga kriteret me rekomandimin përkatës - ai i Adminsitratës Publike, rekomandim ky,  që synon të kryhen hapat thelbësore të reformës ne administratën publike, me synim që të rritet profesionalizimi dhe depolitizimi i administratës publike”, tha ministri Nishani.
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani theksoi me tej, se nën platformën e asistencës së projektit të ReSPA mbështetur nga Delegacioni Europian, Administrata Publike në Shqipëri, por jo vetëm, në përmbushje të detyrimeve të standardeve Europianë ka në prioritet dhe në fokus, ndryshimet në ligjin për shërbimin civil si dhe zbatimin e plotë të kuadrit ligjor ekzistues.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›