Arvizu: Pakti i opozitës inkurajues për dialogun
1.jpg)
Sipas tij, rregullorja e parlamentit është një nga temat më të rëndësishme për nisjen e këtij dialogu.
Ambasadori Arvizu vlerësoi se nuk duhet humbur më shumë kohë dhe se palët duhet të angazhohen në bashkëpunim serioz për të përparuar me reformat.
"Mendoj se duhet seriozitet për ecjen përpara në kryerjen e reformave. Unë mendoj se është inkurajues fakti i bërjes publike nga PS-ja i 10 ideve. Nuk është për mua të komentoj në mënyrë specifike por mendoj se është inkurajuese pasi janë disa propozime që mund të krijojnë bazat për debat dhe dialog. Tani mbetet për dy partitë të vendosin, por shpresoj se do të shërbejnë si bazë për të biseduar e ecur përpara. Gjithashtu, me rëndësi është rregullorja e Parlamentit. Sic edhe është shprehur edhe shefi misionit të OSBE- ODIHR Jonathan Stonestreet është e rëndësishme për të ecur përpara duke mos humbur kohë pasi është humbur shumë kohë në dy vitet e fundit. Njëkohësisht gjërat nuk mund të realizohen nesër apo patjetër javën e ardhshme, pasi gjërat që bëhen pa konsensus do t'i përkeqësojnë gjërat. Megjithatë duhet të jetë një çështje emergjente pasi është shpërdoruar shumë kohë", tha Arvizu.
Ai paralajmëroi se për gjithçka duhet të arrihet konsensus, pasi nëse reformat bëhen me nxitim, atëherë gjërat përkeqësohen. Ambasadori amerikan apeloi për një sens urgjence, duke u shprehur se politika ka humbur dy vjet kohë në debate të pavlera.
Deklaratat e tij u bënë pas pjesëmarrjes në seminarin e të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me të zgjedhurit vendorë./Start/
2011-09-28 13:59