E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në seancën e nesërme edhe “Gjykata Administrative”

Kjo është e dyta herë në këtë sesion që ky projektligj përfshihet në rendin e ditës së seancës plenare. Dy javë më parë (13 shtator) Kuvendi me konsensus shtyu votimin e tij dhe kjo ishte shtyrja e tretë që i bëhej këtij drafti.

E para ka qenë në maj 2009, ndërsa e dyta në shtator 2010. Ligji "Për gjykatat administrative' e mori shtysën nga ligji konsensual 'Për organizimin e sistemit gjyqësor' i shkurtit 2008, në të cilin u përcaktua se gjyqësori do të kishte një degë të specializuar për shqyrtimin e ankimimeve administrative.

Ligji në fjalë u përgatit me ndihmën e ekspertizës evropiane e shqiptare, përmes konsultimit të gjerë me grupet e interesit. Ai u dorëzua në Kuvend në nëntor 2008, por pas miratimit konsensual në Kuvend të ligjit "Për kodin zgjedhor" dhe ligjit 'Për Prokurorinë" më 28 dhjetor 2008, opozita nuk ishte më e gatshme para zgjedhjeve të qershorit 2009 të jepte konsensus për të tjera ligje që kërkonin miratim me 3/5 e votave. /Start/

                                                                                             2011-09-28 15:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›