BE: Statusi, as këtë vit!

Edhe një vit më parë, vendi ynë nuk mundi ta kalonte këtë etapë për shkak të krizës politike. Por teksa 12 tetori po afron, kohë edhe kur do të publikohet raporti, mësohet paraprakisht se marrja e statusit të vendit kandidat kërkon përmbushjen e 12 kritereve të vendosura nga Këshilli i Evropës për Shqipërinë.
"Skena e brendshme politike e Shqipërisë u dominua gjerësisht nga vazhdimi i ngërçit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej. Zgjedhjet lokale në Maj, megjithëse të vlerësuara si konkurruese e transparente, u shënjuan vendosmërisht nga parregullsitë që nevojitet të adresohen. Në veçanti, polemika rreth numërimit të votave për Kryebashkiakun e Tiranës, rriti polarizimin mes shumicës qeverisëse dhe opozitës", thuhet në raport.
Komisioni Evropian kërkon nga forcat politike në Tiranë që të nisin dialogun çka do të mundësonte ashtu siç duhet funksionimin e institucioneve. "Tashme është urgjente që forcat politike në Shqipëri të rivendosin dhe te ruajnë një nivel te dialogut politik, i cili do të mundësonte funksionimin e duhur te institucioneve kyçe demokratike, veçanërisht Parlamentin, dhe progresin drejt rrugës së integrimit në BE. Kthimi i plotë i Partisë Socialiste në Parlament nga shtatori është hap premtues që duhet të kontribuojë drejt këtij qëllimi. Parregullsitë domethënëse të identifikuara në dy zgjedhjet e fundit përligjin një reformë tërësore elektorale, e cila do të përfitonte nga këshilla e pavarur e jashtme”, citon raportin tv Top-Channel.
“Dy partitë kryesore politike kanë marrë përsipër ofertën e BE-së për riangazhim në mënyrë konstruktive ndaj prioriteteve për integrimin evropian të vendit. Marrëveshja e fundit ndërpartiake për një mocion-rezolutë mbi Integrimin Evropian në Parlament është një zhvillim i mirëpritur e i rëndësishëm. Është thelbësore tashmë për partitë politike në Shqipëri që të angazhohen ndaj një procesi të qëndrueshëm e të strukturuar për të punuar se bashku mbi reformat evropiane. Mënyra për të ecur përpara do të ishte miratimi formal i një pakti për integrimin evropian, i cili do te përfshinte një proces për rishikimin e përbashkët dhe miratimin e planit te aksioni për adresimin e rekomandimeve te Opinionit dhe një program për reformat thelbësore, përfshirë punën e Parlamentit dhe zgjedhjet”, vijon.
Pas vlerësimit të klasës politike, Komisioni rendit arsyet pse vendi nuk meriton as statusin kandidat dhe as çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
"Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në arritjen e kritereve politike për anëtarësim dhe në 12 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, siç u identifikuan në Opinionin e Komisionit që miratoi Këshilli në Dhjetor. Ka patur njëfarë progresi në luftën ndaj krimit të organizuar, me përmirësimin e trajtimit të personave që mbahen në burgje dhe të të drejtave të fëmijëve, por progresi mbetet i pamjaftueshëm për sa i takon: gjyqësorit, politikës kundër korrupsionit, të drejtës së pronës dhe përmirësimit të kushteve për komunitetin rom, të cilat i shtohen punës së Parlamentit dhe zgjedhjeve.
Shqipëria ka nisur të zbatojë planin e aksionit në drejtim të rekomandimeve të Opinionit të Komisionit. Megjithatë, përpjekje të mëtejshme kërkohen për të garantuar efektshmërinë dhe plotësimin e veprimeve të parashikuara, përfshirë nëpërmjet bashkëpunimit te ngushte me opozitën. Shqipëria do te duhet te beje përpjekje të qëndrueshme dhe te arrije progres të tregueshëm në të gjitha këto çështje, përpara se Komisioni të mund të rekomandojë status kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE."
Si pjesë pozitive përmendet zbatimi pa pengesa i MSA-se si dhe arritjet e kënaqshme gjatë dialogut për liberalizimin e vizave që çuan në heqjen e regjimit të vizave në dhjetor 2010. Qeveria është informuar paraprakisht mbi përmbajtjen e vlerësimit të radhës nga Komisioni. Raporti i plotë dhe i detajuar i progresit mbi Shqipërinë pritet të bëhet publik m 12 tetor, pas vendimeve qe do te merren nga Kolegji i Komisionerëve për gjuhen që duhet përdorur dhe ndryshimet e mundshme deri ne versionin përfundimtar të raporteve respektive ndaj secilit vend aspirant për në BE. /Start/
2011-09-28 15:23