E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Palët të bëjnë kompromise

 Deklaratat e tij u bënë mbrëmë në nisje të sesionit të ri parlamentar.

“Jam i nderuar që mora pjesë në hapjen e Parlamentit. Askush nuk tha se do të ishte e thjeshtë. Por duhet të nisim diku dhe unë gjeta inkurajim nga të dyja palët, pasi patën mundësi që të shprehnin pozicionet që kanë”, ka deklaruar Arivu.

Ai shtoi se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise veçanërisht mazhorancës.  “Është diçka që ia kam përmendur më parë kryeministrit dhe kjo është që, meqenëse mazhoranca ka më shumë karrike në Parlament, duke parë në mënyrë paradoksale se si ka ndodhur në nivel kombëtar, është e rëndësishme për shumicën që të mund të bëjnë sa më shumë kompromise që të jetë e mundur. Kjo nënkupton që edhe opozita duhet të bëjë punën e saj. Por duke parë situatën aktuale mendoj se është mazhoranca ajo që duhet të japë më shumë për kompromisin”, shtoi diplomati amerikan.

Arvizu tha gjithashtu se duhen plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Nuk duhet të pretendohet se nuk ka pasur probleme serioze që kanë dalë nga raporti i OSBE/ODIHR. Ajo që është e rëndësishme është që palët kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për disa prej këtyre cështjeve”, vijoi. /Start/

                                                                                             2011-09-06 08:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›