E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksasi po shkrumbohet nga zjarret

Zjarrfikësat po luftojnë me një zjarr gjigant prej 26 kilometrash, i cili deri më tani ka shkrumbuar 500 shtëpi, dhe me dhjetëra të tjerë më të vegjël.

Zyrtarët theksojnë se zjarri “është rritur në mënyrë të konsiderueshme” të hënën dhe aktualisht po djeg 10 mijë ha tokë.

Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, ndërpreu fushatën presidenciale dhe theksoi se 48 deri në 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Erërat e fuqishme, të gjeneruara nga stuhia tropikale Lee, kanë ndihmuar së tepërmi përhapjen e zjarreve./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-06 08:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›