E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja e Kosovës nis takimet në BE

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur sot axhendën e takimeve zyrtare në Bruksel, në kuadër të vizitës treditore në selitë e BE-së dhe NATO-s.

Gjatë kësaj vizite, zonja Jahjaga do të takohet me Catherine Ashton, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Stefan Fule, Komisionar i BE për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Herman Van Rompuy, President i Këshillit Evropian, Jerzy Buzek, President i Parlamentit Evropian, Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si dhe do të zhvillojë një takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesit e Delegacionit për Evropën Juglindore.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës në Bruksel në takimet me krerët e lartë të BE-së dhe NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›