Arvizu Per demokratizimin ne vend duhet kontributi i te gjitheve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ka deklaruar se demokratizimi nuk është një proces i lehtë dhe për të është i nevojshëm kontributi i të gjithëve.
Arvizu ka ripërsëritur thirrjen për bashkëpunim dhe dialog, në funksion të integrimit europian të vendit.
“Demokratizimi nuk është një proces i lehtë, në mënyrë të veçantë për një vend si Shqipëria, që ka përjetuar një sistem autokratik për gjenerata të tëra.
Kjo kërkon durim, bashkëpunim dhe vullnet për të vendosur të mirën e vendit para ambicieve personale”, tha ai.
Përfaqësuesi zyratar i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, theksoi se reformat kanë mundësuar ecjen përpara në integrimin europian të vendeve të rajonit.
Arvizu, theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe shumë miq dhe aleatë në Europë dhe rajon, mbështesin aspiratat integruese të Shqipërisë dhe i kanë ofruar një udhërrëfyes drejt integrimit.
Ato mbështeten tek 12 rekomandimet e Bashkimit Europian.
Në shumë sfida që qëndrojnë në rrugën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje mbi atë çfarë duhet bërë. Integrimi evropian është një përgjegjësi kolektive dhe do të jetë përfitim i përbashkët”, tha ai
Ambasadori Arvizu ka përcjellë këto reflektime gjatë konferencës ndërkombëtare, “Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”.