E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Për komentin Berisha burrë shteti meritoj dy rrota

Share

Ambasadori amerikan merr pjesë në emisionin investigativ Fiks Fare. Pasi merr Rrotën e Fiksit për deklaratat e tij se Berisha është burrë shteti, thotë se për këtë meritonte dy rrota

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu ka qene i ftuari VIP i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, në një puntatë që mund të konsiderohet shumë e rendesishme, jo vetem për nga prezenca e një diplomati te rendesishem, por edhe per shkak te humorit, batutave dhe spektaklit, qe vete ambasadori amerikan, me shume sportivitet dha ne emision.

Ai eshte takuar fillimisht me drejtorin e emisionit, ‘Fiks Fare’, zotin Filip Cakuli dhe me drejtues te tjere te televizionit, si edhe me stafin e ‘Fiks Fare’, me te cilet ka shkembyer mendime dhe batuta humori, perpara se te merrte pjese si i ftuar me Saimirin e Doktorin

Ambasadori ka vizituar serish zyrat qendrore ne Top Channel, kete radhe per te marre pjese ne nje nga emisionet e shoë-t mjaft te ndjekur dhe te njohur investigativo-satirik, duke dhene edhe vete nje spektakel jo fort te zakonshem per nje diplomat te larte te huaj. Me shume sportivitet, ambasadori Arvizu eshte pershtatur shume mire me natyren e ‘Fiks’-it, duke mos kursyer as batutat dhe humorin, por duke dhene edhe mesazhe te rendesishme, sic ishte vleresimi per punen e deritanishme te gazetareve te ketij emisioni dhe i gazetarise investigative, te realizuar permes kamerave te fshehta.

Saimiri Siç ju kishim premtuar, sot erdhi i madhi i të mëdhenjve.

Ambasadori Saimir, mirëmbrëma, doktor!

Saimiri Urdhëroni, uluni! Ndihuni sa më rehat z.ambasador, zëre se jeni midis Berishës dhe Topit. Aq rehat të ndiheni.

Saimiri Zoti Ambasador, sot keni patur një ditë të rehatshme. Paradite takuat kryeministrin, sot pasdite me takuat mua.

Prit, nuk i kemi vënë emrin mikut. Shpejt, shpejt, bukur …është zoti

Ambasadori Ouuu, oo nuk mendoj se është ky emri.

Saimiri Zoti ambasador, sa ta lexojnë njerëzit zoti Arvizu, unë kam zgjedhur këtë më mirë. Njerëzit ta kuptojnë më mirë (tregon tabelën me emrin z.SHBA) se këtu brenda përmblidhen të gjitha, zoti SHBA.

Ambasadori Po më pëlqen, perfekte.

Saimiri Jo, se pastaj mund të thonë që është axhendë personale, këtu i përmbledh të gjitha: Departamenti i Shtetit, Shtëpia  e Bardhë.

Saimiri Zoti ambasador, ju e ndiqni Fiksin?

Ambasadori Po, e ndjek.

Saimiri Sbesoj se neve na kuptoni shumë mirë në gjuhën shqipe, edhe vajzat i shikoni. E shikoni për ne apo për vajzat Fiksin?

Arvizu Arsyeja pse e ndjek gjithmonë në këtë orar është se këtu ka qenë kamera e fshehtë, koha e kameras së fshehtë.

Saimiri D.m.th u sqarua ky problemi i kameras së fshehtë se ka pasur disa debate për gazetari investigative pa kamera të fshehtë dhe gjëra të kësaj natyre. Në rregull jemi.

Doktori Kjo e jona që është brenda Piramidës si ju duket si studio?

Arvizu Piramida. Ndërtesa është pak e shëmtuar.

Doktori E bënë të tillë, por skemi faj neve, por në SHBA ne përdorim një shprehje: Të bën të ndihesh si në shtëpi saqë vetëm me sytë e nënës dhe sytë e ambasadorit amerikan mund ta duash atë.

Saimiri Ju kam thënë që Amerika është nënë e madhe po smë bësonte njeri.

Saimiri Në Shqipëri kanë qenë 13 ambasadorë amerikanë. Ne sot duam të bëjmë një votim për ambasadorin më të mirë. Do të votojmë vetëm ne të katërt, ju nuk mund të votoni sepse keni konflikt interesi. Kutia e votimit është e rregullt, nuk mund ta shihni votën se është e fshehtë. Pra është ai proces që në Shqipëri ndodh aq pastër, aq bukur (Doktori mbush kutinë me fletë votimi).

Saimiri Atëherë zoti ambasador, siç ishit dhe ju prezent, votimi u krye në mënyrë shumë të rregullt. Tani do të numërojmë votat. (Arvizu përvesh mëngët).

Saimiri Këtu janë gjithsej 136 fletë votimi.

Arvizu- 136? Po sikur janë vetëm 4 nga ju këtu që votuan?

Saimiri Do të mësojë sekretet se si votojmë ne këtu. E patë që votimi ishte transparent? Atëherë zoti ambasador po ju them se zoti Rajerson ka marrë 86 vota. Këto vota i ka marrë nga PD se në atë kohë ai dilte nëpër mitingjet e PD-së me thënë të drejtën, të tjerat janë të pavlefshme, të hedhura gabim, dy veta janë për ju zoti ambasador. Zoti ambasador keni marrë dy votat më të mira të Fiksit, keni marrë votat e vajzave. Zoti ambasador, meqë jemi te përveshja e mëngëve, e mbani mend kur ju përveshët mëngët gjatë numërimit të votave në njësinë nr.5? Unë i parë dhe shumë media të tjera bënë një mijë e një komente rreth përveshjes së mëngëve tuaja. Mund të na thoni sot pse i përveshët mëngët? Me çqëllim?

Arvizu Dy gjëra. E para, ishte vërtetë shumë nxehtë aty dhe e dyta, e dija që do të shpenzonim shumë kohë aty.

Doktori Po, pse kaq e thjeshtë ishte?

Saimiri Zoti ambasador, çfarë nuk thanë, e çfarë nuk komentuan, paska qenë shumë e thjeshtë

Saimiri – Zoti ambasador, një pyetje direkte. Çdo të bënit ju në Shqipëri po të ishit kryetar i opozitës?

Doktori Por jo kryetar dhe ambasador bashkë, se ashtu e bëj dhe unë.

Arvizu D.m.th të isha kryetar i opozitës, atëherë do mund të merrja disa leksione për të mësuar biçikletën.

Saimiri Gjatë fushatës për zgjedhjet për kryetar bashkie ju bëtë një xhiro me zotin Rama.

Me zotin Rama bëtë një xhiro me biçikletë dhe ai sot është në këmbë, me zotin Basha pitë një birrë dhe ai sot është kryetar bashkie. Pse nuk pini një birrë me zotin Topi dhe të bëni një xhiro me biçikletë me zotin Berisha?

Arvizu – Ndoshta në 2013 duhet të rikthehem.

Saimiri Zoti ambasador, në emër të departamentit të emisionit dua ti dhuroj zotit ambasador, simbolikën tonë, rrotën, që është simbol i zhvillimit të njerëzimit.

 

SHTZ Ambasador. ALEXANDER ARVIZU

Departamenti i emisionit “Fiks Fare” ju dhuron simbolin e tij me këtë motivacion:

Për trimërinë dhe guximin e rrallë që keni treguar, duke ia thënë në sy dhe publikisht kryeministrit Berisha se ju jeni një burrë shteti”.

Arvizu Faleminderit shumë që më lejuat që të shfaqem në programin tuaj. Më pëlqyen shumë veshjet e vajzave, faleminderit shumë qe keni menduar për SHBA, ndërsa dua të them shumë faleminderit për rrotën. E di që është një nder dhe komenti im i fundit është për komentin burrë shteti mendoj se ndoshta duhet të kisha marrë dy rrota.

Saimiri Ne mund të të japim dhe gjithë qerren.

Doktori Jo, jo se qerrja na duhet. Jemi për Evropë me qerre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›