Arvizu Permbytjet SHBA do te ndihmoje Shqiperine
Ambasadori i sapo ardhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu garantoi dje se SHBA jane te gatshem ti pergjigjen sa me shume qe eshte e mundur Shqiperise ne perballimin e situates se permbytjeve. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha Arvizu shprehu shqetesimin e tij personal dhe ate te popullit e qeverise amerikane per situaten e permbytjeve ne Shqiperi. Pa dyshim eshte nje situate shume e veshtire dhe nje shqetesim i madh se reshjet kane filluar relativisht me heret ne sezon. Zakonisht fillojne ne janar kete vit filluan ne dhjetor gje qe perben nje shqetesim. Ne kemi monitoruar situaten nga shume afer dhe duam te pergjigjemi sa me shume qe eshte e mundur ndaj nevojave te popullit shqiptar-tha Arvizu. Ne kete kuader ai vleresoi autoritetet shqiptare per perpjekjet e deritanishme te cilat i cilesoi shume mbreselenese. E di se me te gjithe ujerat e permbytjet me te gjitha veshtiresite me te gjitha evakuimet per aq sa jam ne dijeni asnje jete nuk eshte humbur pa dyshim perpjekjet e jashtezakonshme te qeverise per tu kujdesur per mireqenien per njerezit dhe mendoj se eshte nje gje shume pozitive. Iu zotova kryeministrit se ne do te jemi ne kontakt te ngushte me zyrtaret e tij ne ditet dhe muajt ne vijim per tu perpjekur per te vleresuar nevojat dhe per tu pergjigjur ne masen qe kemi mundesi u shpreh ai. Nga ana e tij kreu i qeverise Berisha i shprehur mirenjohjen me te thelle te tij dhe te qeverise shqiptare per ndihmen perkrahjen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA i ka dhene Shqiperise gjate gjithe kesaj periudhe ne te gjitha fushat. Ishte takimi i pare me ambasadorin e SHBA ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Nje takim teresisht i hapur miqesor. Une shfrytezova rastin edhe nje here ti shpreh mirenjohjen time te thelle qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes kombit amerikan ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane per te gjithe ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene dhe japin Shqiperise dhe shqiptareve kombit shqiptar ne teresi ne perpjekjet e tyre per te ndertuar sistemin demokratik te bazuar ne vlerat e lirise tha kryeministri. Nderkohe qe po dje ambasadori amerikan ka zhvilluar nje takim me zv/kryeministrin Meta dhe me ministrin e Drejtesise Bujar Nishani.