Topi e Berisha me ministren sllovene te Mbrojtjes
Sllovenia mbeshtet Shqiperine per perballimin e permbytjes
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha zhvilluan dje takim me ministren e Mbrojtjes se Sllovenise Ljubica Jelusic. Kryeministri Berisha vleresoi bashkepunimin midis dy vendeve ne fushen e mbrojtjes ne vecanti bashkepunimin e forcave ushtarake shqiptare dhe atyre sllovene ne Afganistan ne kuader te misionit te ISAF. Si dhe vleresoi viziten qe kryeministri i Sllovenise Borut Pahor do te zhvilloje sot ne Tirane si nje ngjarje shume te rendesishme ne marredheniet shume te mira dhe ne promovimin e bashkepunimit dhe te miqesise mes dy vendeve e dy popujve miq. Nga ana e saj. ministrja sllovene ndau te njejtin vleresim me kryeministrin Berisha per bashkepunimin shume te mire gjate ketyre viteve mes Shqiperise dhe Sllovenise ne sektoret e mbrojtjes dhe i shprehu kryeministri Berisha vendosmerine per te thelluar me tej kete bashkepunim ne te ardhmen. Ne takim u vleresua edhe roli dhe kontributi i Shqiperise ne forcimin e bashkepunimit miqesise ne sherbim te stabilitetit dhe sigurise ne rajon si dhe vendosmerine e te dy vendeve dhe qeverive per te bashkepunuar ngushtesisht dhe per te ndertuar perqasje rajonale edhe ne bashkepunimin ne sektorin e mbrojtjes ne vecanti per sa i perket teknologjive te reja apo aspekteve te ketij sektori qe kerkojne financime te konsiderueshme.