Arvizu: "Rroftë miqësia Shqiptaro-Amerikane"

“Rroftë miqësia Shqiptaro-Amerikane”. Nën këtë thirrje, Ambasadori amerikan në Shqipëri Alexandër Arvizu, përshëndeti këtë përvjetor, e cila tregon kohën dhe bashkëpunimin e frytshëm tejet pozitiv mes dy vendeve. Në të njëjtën vijë mendimi qëndroi dhe kryeministri Sali Berisha, i cili përshëndeti 20-vjetorin, duke marrë në të njëjtën kohë dhe mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-së, në momentet më të vështira të Shqipërisë.
“Jam shumë krenar si dhe SHBA-të, për marrëdheniet mes dy vendeve dhe për atë që kemi arritur. Vitet më të rëndësishme i kemi përpara nesh” tha Arvizu.
Ndërsa SHBA-të kanë luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit, qëndrimi i Ambasadorit amerikan ishte i prerë për një mision të realizuar.
“Unë jam i lumturuar që gjej kohën për të marrë dhe nderuar marëdhëniet dhe nderuar SHBA-të. Kjo është një javë e rëndësishme. Dje ishte Dita e Verës, dhe unë e kuptova sesi ishte kjo ditë kur dola dje në Bulevard. Eshtë e rëndësishme që të hedhim vështrimin prapa për të parë për të ardhmen”.
Ndër të tjera, kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij vuri në dukje këtë miqesi të jashtëzakondshme, sikurse dhe thirrjen për inkurajim të zërit të shqiptarëve.
“Sot ne nderojmë një datë të veçantë, historike në marrëdhëniet e Shqipërisë por dhe kombit shqiptar me SHBA-të, kombin e madh amerikan, shtyllën kryesor të lirisë në botë. 20 vite më parë, në më pak se përmbysjes së diktaturës komuniste në Tiranë, qeveria amerikane vendosi të rivendosë marrëdhënit diplomatike me Shqipërinë me bindjen se trendi i demokracisë nuk do të kishte ndalje. 20 vite më parë, kam pasur fatin të jem pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar nga Departamenti i Shtetit dhe kjo mbetet një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime. Ne kemi përjetuar drama shumë të mëdha, copëtime të pamerituara, diktatura nga më të egrat. Të gjitha këto faktorë të cilat mund të na shuanin nga faqja e dheut, por sërish themi se kemi qënë komb i bekuar, sepse në cdo momet kritik, kemi patur fatin e madh të kemi mbështetjen e madhe, përcaktuese të SHBA-së. Në këtë moment, qëndron dhe faktori më përcaktues, i pro amerikanizmit për Shqipërinë.
Kryeministri Berisha u ndal dhe tek zgjedhjet e 8 majit, ndërsa ndërkombëtarët do të vëzhgojnë me seriozitetin më të madh këto zgjedhje.
“Zgjedhjet në 8 maj do të vijnë me infrastrukturë zgjedhore më të rëndësishme, me lista zgjedhësish elektronikë, me sistem numërimi me te sakte, me nje kuader ligjor plotesisht demokratik, me një angazhim te OSBE-se, të qeverise suaj, për të vezhguar me seriozitetin më të madh këto zgjedhje.