E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu SHBA ndihma per Shkodren

Shtetet e Bashkuara te Amerikes premtojne ndihme per zonat e permbytura ne veriperendim te vendit. Ne takimin e pare zyrtar me kryeministrin Berisha ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha se qeveria amerikane eshte e gatshme ti pergjigjet nevojave te popullit shqiptar.

Dua te nenvizoj shqetesimin tim personal dhe ate te popullit amerikan dhe qeverise sime per situaten e permbytjeve ne Shqiperi. E di se me te gjithe ujerat e permbytjeve me te gjitha veshtiresite me te gjitha evakuimet per aq sa jam ne dijeni asnje jete nuk eshte humbur dhe mendoj se eshte nje gje shume pozitive. Iu zotova Kryeministrit se ne do te jemi ne kontakt te ngushte me zyrtaret e tij ne perpjekje per te vleresuar nevojat dhe per tu pergjigjur ne masen qe kemi mundesi tha Arvizu.

Nga ana e tij kreu i qeverise u shpreh i gatshem ne vazhdimin e bashkepunimit mes dy vendeve ndersa vleresoi maksimalisht ndihmen e Shteteve te Bashkuara.

E falenderova per aktin e bujarise dhe ndihmen qe ambasada ka akorduar ne mbeshtetje te ketyre zonave si kunder e garantova se ne fryme teresisht te hapur transparente te bashkepunojme per marredheniet midis dy vendeve tona dhe per nje ndihme dhe mbeshtetje ne konsolidimin e ketyre vlerave dhe te shtetit ligjor ne Shqiperi tha Berisha.

Gjate takimit ambasadori amerikan siguroi dhe hapjen e nje linje fillestare asistence ne sherbim te familjeve te permbytura ne qarkun e Shkodres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›