E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Rajerson Mbresa ime nga Shqiperia dashuria e jashtezakonshme per Shtetet e Bashkuara

Disa muaj pas fillimit te levizjes demokratike ne Shqiperi shkoi perfaqesuesi i Shteteve te Bashkuara ne vend me pas ambasadori i pare amerikan pas komunizmit William Ryerson. Ne nje bisede me kolegen Laura Konda zoti Ryerson flet per disa nga momentet qe i kane lene atij mbrese gjate qendrimit ne Shqiperi ne vitet 1991-1994. Ai thote se Shqiperia ka bere shume perparim qe atehere dhe komenton mbi tranzicionin e veshtire neper te cilin ka kaluar vendi

Zeri i Amerikes Si u priten ne Shtetet e Bashkuarafillimet e levizjes demokratike te Shqiperise 20 vjet me pare

Ambasador William Ryerson Nuk besoj se ato u vune re nga shume njerez pervecse ne Departamentin e Shtetit ku njerezit interesohehsin me teper per Ballkanin ne pergjithesi. Dihej shume pak per Shqperine ajo ishte si nje pike e bardhe ne harte. Dhe e kam thene edhe me pare se persa i perket politikes se jashtme amerikane Shqiperia nuk kishte asnje lloj rendesie ne se Shqiperia do te ishte zhdukur ne valet e detit ndoshta do te shqetesoheshin ndoshta vetem si nje vend ne kufi me Kosoven. Kjo eshte e pakendshme te thuhet por eshte e vertete. Ne marredheniet tona me jashte Shqiperia nuk kishte asnje lloj rendesie.

Zeri i Amerikes Jushkuat fillimisht ne Shqiperi ne prill te vitit 1991 ne nje kohe te veshtire cilat ishin pershtypjet e para qe patet

Ambasador William Ryerson Une shkova fillimisht per nje mision 30-60 ditesh me funksionin e pranise amerikane atje. Pas asaj qe ndodhi me 2 prill ne Shkoder fillimisht une u trondita nga masakra pastaj nga varferia nga pislleku njerez te veshur keq te paushqyer mire. Kujtoj nje ushtar te ri te gjate qe ecte ne bulevard dhe qe kishte nje pallto qe nuk ishte per trupin e tij me palen te grisur. Pashe nje vetesherbim afer sheshit Skenderbej dhe mendova Ndoshta mund te shkoj e te ha mengjes. U afrova dhe ndjeva nje ere te keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund te ishte periferia.

Zeri i Amerikes Ju keni qene diplomat karriere dhe keni patur rastin te vizitoni nje numer vendesh. Ishte Shqiperia ndryshe nga keto vende qe ju i kishin vizituar me pare

Ambasador William Ryerson Pyetja qe i bera vetes ishte A jam ne Evrope. Une kisha sherbyer kryesisht ne Evrope dhe nuk kisha pare shume vende te tjera me perjashtim te disa vizitave 1-javore ne Najrobi dhe Nju Delhi pra nuk kisha pare shume vende te varfera te botes. Prandaj i bera pyetjen vetes A eshte ketu Evrope Po ishte.

Zeri i Amerikes Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit James Baker ne qershor te vitit 1991 ne Shqiperi atij ju be nje pritje madheshtore nga populli shqiptar kujtoj mitingun e Tiranes ku ishit dhe ju i pranishem. A e prisnit ju nje pritje te tille apo ishte ajo nje surprize per ju dhe per zotin Baker

Ambasador William Ryerson Me teper ishte surprize per Sekretarin Bejker se sa per mua se une e nuhasja se cdo ndodhte. Une fillimisht isha i shqetesuar per gjendjen e sigurise. Chris Hill erdhi dhe na cuan ne nje miting ne Kavaje. Une shkoja cdo dite tek sindikata dhe thoja me falni ne se keta bastarde do ti demtojne keta njerez bota do ta marre vesht dhe ata do te duhet te me vrasin mua gjykimi im i ishte se nuk do te me vrisnin dhe me thane mos u shqeteso zoti Rajerson trenat punojne dhe ne do te sjellim njerez dhe atehere mendova ka per te qene e madhe. Nuk e prisja te kishte kaq shume njerez. Une kam qene gjate vizites se JF Kenendit ne Berlin isha me sherbim isha i ri atehere ishte e njejta gjendje emocionale. Xhejms Bejker u cudit dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Nje politikan shume i larte qe ishte ne podium me Bejkerin tha pasi foli Bejkeri se ishte hera e pare ne jeten e tij qe ai ndjeu se mund te flitej lirshem ne vend. Ai punonte ne Komitetin Qendror. Efekti ishte si nje vetetime dhe i dha energji situates.

Zeri i Amerikes Ju keni qene ambasador i SHBA ne Shqiperi nga viti 1991 deri ne 1994. Cilat jane disa nga ngjarjet qe ju kane lene me teper mbrese

Ambasador William Ryerson Dashuria e jashtezakonshme per Shtetet e Bashkuara. Me kane pyetur vazhdimisht a ishte e veshtire puna ne Shqiperi por une them Jo nuk ishte te pakten nuk ishte per mua. Une u bera objekti i kesaj dashurie per Ameriken qe nuk ishte per mua personalisht por une isha perfaqesuesi i saj prandaj shfaqej ndaj meje. Pashe nje perparim shume te madh me zgjedhjet e marsit 1992 te cilat ishin te parat zgjedhje te drejta dhe te lira ne Shqiperi. Ato te 1991-ishit nuk ishin as te lira as te drejta pavaresisht se si i cilesuan ato disa evropiane. Mbaj mend kur Presidenti Berisha bisedoi ne telefon me Presidentin Xhorxh Bush ne Shtepine e Bardhe ishte nje moment i vecante. Me kane lene mbrese individet qe kam takuar gjate qendrimit tim atje dhe u habita se tepermi se sa i njohur isha. Ne fillim ishte pak e veshtire. Kur mora ne telefon Shefin e Zyres se Protokollit diten qe arrita ne prill i thashe pres me kenaqesi diten kur te shkoj ne Parlament per te degjuar debatin dhe ai me tha Jo nuk mund te shkosh Si nuk mund te shkoj - i thashe - ne Uashington mund te shkosh ne Kongres dhe te degjosh seancat. Atehere i thashe Une protestoj qeveria ime proteston. Ate pasdite takova Gramoz Pashkon dhe ai me tha Jam i sigurt qe neser do te jesh ne Parlament . Une i thashe se do te doja shume. Ai me tha Do te shohim ne se kemi me te vertete nje Parlament te lire apo jo. Te nesermen ne mengjes me moren ne telefon dhe me thane Mund te vish ne Parlament dhe te marresh me vete edhe perkthyesen. Dhe me falenderuan shume diplomate te tjere ne Tirane qe nuk kishin mundur te hynin ne pare ne parlament.

Zeri i Amerikes Dhe qe atehere ju shkonit rregullisht ne Parlamentin e Shqiperise

Ambasador William Ryerson Une shkoja atje ne cdo kohe. Haja dreke dhe darke ne Dajti shpesh dhe prej andej shkoja...

Zeri i Amerikes Shqiperia tani eshte anetare e NATO-sne pritje te nje ftese per anetaresim ne BE. Megjithate atje vazhdon te kete nje politike konflikualiteti ju si i perjetoni keto zhvillime

Ambasador William Ryerson ...Jam ne dijeni qe eshte nje gjendje kofliktuale. Por aktualisht edhe ne ne Amerike nuk po ofrojme nje shembull me te mire. Ne ketu duhet te kemi nje bashkepunim me te madh se sa kemi tani. shte dicka e mrekullueshme qe Shqiperia eshte ne NATO. Po te ma kishit thene kete ne vitin 1990 do tju thoja Jeni e droguar E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe Safet Zhulali nuk arriti ta shikoje kete spese ajo ishte enderra e tij. Mendoj se eshte e rendesishme per Shqiperine se para se gjithash eshte nje ekpozim me i madh ndaj Perendimit dhe drejt BE-se. Shqiperia ka nevoje te beje me teper brenda vendit per ta bere kete hap. Refuzimi i koheve te fundit ishte nje vendim shume i ashper. Nje fillim i mire per kete mendoj se do te ishte nje demokratizim i plote brenda Partise Demokratike. Ju e dini qe une e kam mbeshtetur Partine Demokratike. Por mendoj se ajo duhet te kete demokraci brenda radheve te saj. Nje njeri nje vote votim i fshehte. Keshtu mund te ecet perpara. Ndoshta edhe partite e tjera do ta pasojne ate dhe do te bejne te njejten gje.

Zeri i Amerikes Shpesh thuhet se Shqiperia po perjeton nje tranzicion te zgjatur. Sipas jush cfare eshte bere mire dhe cfare mund te ishte bere me mire ne Shqiperi gjate ketyre viteve

Ambasador William Ryerson Nuk eshte per tu cuditur. Ju e dini ju keni qene atje e dini si ka qene vendi me pare. fare mund te ishte bere me mire Ndoshta nje mundesi mund te kishte qene te hapeshin te gjitha dosjet. Kjo kishte rreziqet e veta sic pati thene i ndjeri Pjeter Arbnori Po sikur te mesosh se kunata te ka spiunuar tek sigurimi Ndoshta Sigurimi e ka frikesuar dhe ajo mund te jete detyruar te kete thene se ke qene spiun. Sigurimi po ashtu mund te kete sajuar dosje te kesaj natyre. Kjo kishte rreziqet e veta dhe nuk mendoj se dikush nga jashte do te gjykonte mire se cfare rruge duhej ndjekur.

Zeri i Amerikes E kam fjalen tek korrupsioni per shembull...

Ambasador William Ryerson Kris Hill dhe une shpesh thonim Perandoria otomane i ka rrenjet te thella ne Ballkan. Kjo eshte e lehte te thuhet. Ajo qe nevojietet sipas meje eshte qe gjykatat te jene plotesisht te pavarura. Nevojiten gjykates te mire te cilet te jene te ndershem dhe kjo nuk eshte e lehte sepse edhe ndaj tyre ushtrohet presion. Shqiperia eshte nje vend i vogel. Te gjithe e njohin njeri tjetrin. Kjo eshte shume e veshtire te realizohet. Por Shqiperia eshte ne rruge te mbare dhe une jam shume i lumtur per kete.

Zeri i Amerikes A keni ndermend te shkoni nje dite ne Shqiperi

Ambasador William Ryerson Kam thene se po. Dua te jem atje per 100 vjetorin e pavaresise ne vitin 2012. Dhe ndoshta deri atehere ndertesa e Parlamentit do te jete dhe duhet te tjete ne Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu te tmerrshem qe njihet si Piramida do te jete hequr. Mendoj se ajo nuk eshte aspak funksionale edhe nga brenda nje tende gjigande prej guri e pakuptimte.

Zeri i Amerikes Zoti Rajerson ju faleminderit per intervisten.

Ambasador William Ryerson Faleminderit i pershendes te gjithe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›