Shqiperi Sondazh mbi demokracine dhe shtetin ligjor

Instituti per Studime Nderkombetare publikoi sot nje sondazh mbi pjekurine demokracise shqiptare dhe shtetit ligjor 20 pas rrezimit te diktatures komuniste. Nga anketa qe u shtri ne mijera njerez ne 10 qytetet me te medha te vendit doli se pas rrezimit te diktatures shoqeria shqiptare ka perparuar ndjeshem ne disa nga lirite njerezore. Per shembull 75 per qind e qytetareve mendojne se liria e shprehjes eshte e larte 80 per qind e tyre shprehen se liria fetare eshte e larte ndesa 80 per qind e te anketuarve shprehen se Shqiperia eshte nje vend demokratik por 20 per qind mendojne te kunderten.
Sipas ketij studimi qytetaret mendojne se shteti dhe demokracia shqiptare pengohet nga vete udheheqesit e saj. Keshtu 35 per qind e te anketuarve mendojne se problemi kryesor eshte etja per pushtet e forcave politike 25 per qind jane politikanet kryesore te partive te medha me mosmarreveshjet e tyre dhe 20 per qind shprehen se problem kryesor eshte mungesa e zgjedhjeve te lira.
Sa i takon ekonomise - 50 per qind e njerezve mendojne se situata ekonomike tani eshte me e mire ndersa 35 per qind e tyre mendojne se eshte e keqe. Madje keta te fundit pohojne se nuk jane te kenaqur me rrugen qe ka marre ekonomia.
Studimi i Institutit per Studime Nderkombetare nxorri se pas 20 vjet demokraci vetem 7 per qind e qytetareve jane te kenaqur me menyren se si rishperndane pronat ne Shqiperi ndersa 70 per qind e te anketuarve nuk jane te kenaqur me rishperndarjen e pasurive sepse sipas tyre ketu kane ndikuar ligjet e keqia korrupsioni ne gjykata dhe neper bashki.
Po cfare mendojne njerezit per shtetin ligjor pas 20 vjetesh tranzicion dhe demokraci
Sipas anketimit rreth 60 per qind e te pyeturve mendojne se ligji ne Shqiperi nuk zbatohet ndersa 75 per qind shprehen se ne vend vazhdojne veprimtari te paligjshme.
Qytetaret e anketuar per kete studim pohojne se ligji nuk zbatohet ne shkalle te gjere sepse disa grupime te medha mendojne se jane mbi ligjin. Rreth 90 per qind e qytetareve shprehen se grupimi kryesor mbi ligjin jane politikanet. Pas politikaneve ne grupimet qe shkelin ligjet me 60 per qind te te anketuarve renditen kriminelat te pasurit policet dhe njerez me lidhje ne zyra te pushtetshme.