E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Nje milion euro ne ndihma per Shqiperine

Qeveria e Kosoves ka ndare sot nje ndihme prej nje milion eurosh per zonat e permbytura ne Shkoder. Po ashtu mbeshtetje shtese per autoritetet ne Shqiperi eshte nisur edhe nga Forca e Sigurise se Kosoves e cila dergoi drejt Shkodres 15 kamione dhe pese autoambulanca.

Javen e kaluar Forca e Sigurise se Kosoves dergoi ne Shqiperi nje njesit kerkim-shpetimi per te ndihmuar autoritetet e atjeshme ne perpjekjet per perballimin e gjendjes se krijuar pas vershimeve te diteve te fundit. Vendimi per dergimin e njesitit pasoi kerkesen e qeverise se Shqiperise per ndihme emergjente.

Kjo eshte hera e dyte qe Forca e Sigurise se Kosoves merr pjese ne nje mision humanitar jashte shtetit qe nga fillimi zyrtar i veprimtarise se saj. Ne fillim te ketij viti njesitet e kesaj force ishin perfshire ne operacionet e kerkim-shpetimit ne veriun e Shqiperise.

Forca e Sigurise e cila do te kete 2 mije e 500 pjesetare aktiv dhe 800 rezerve te armatosur lehte eshte krijuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ndersa ngritja e saj mbikeqyret nga trupat e NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›