Arvizu, Sequi me studentët: Vota juaj ka rëndësi, mos lejoni të merret e mirëqenë
Klasa politike duhet të meritojë votën tuaj dhe jo ta marrë si të mirëqënë. Ky ka qenë apeli i Ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu për të rinjtë shqiptarë, ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të ekselencës së UT në sallën Iliria sëbashku me homologun e tij të BE, Ettore Sequi. Sipas Arvizus, pjesmarrja në votime e cdo të riu është e një rëndësie të madhe , pasi vetëm kështu partitë politike dhe politikanë do të bëhen më të përgjegjshëm ndaj tyre. Duke e vlerësuar të shenjtë të drejtën e cdo individi për të votuar, Ambasadori amerikan , deklaroi se vota duhet të jetë vullnet personal e bazuar kryesisht në programin dhe platformën e çdo subjekti në garë.

Informacioni është jetik për të ditur si do të qasesh votës tëndë. Vota është e shenjtë, hapi i parë është të qenit i informuar mbi partinë dhe kandidatët për të arrë votën tënde. Me rëndësi e ardhmja e vendit tuaj. Kjo është mënyra si mund të bëni një ndryshim në vendin tuaj, gjithcka nis me pasjen e informacionit të duhur. Në cilëndo demokraci, deri në një farë mase, partitë disa kandidatë i marrin disa grupe dhe blloqe votuesish për të mirëqenë. Në kohën time në Shqipëri, ajo që kam vërejtur është se janë disa parti dhe dy koalicione kryesore ata e marrin votën tuaj për të mirëqenë, të dyja palët. A është dicka e mirë? Mendoj se pika kyçe për tu kujtuar është se një demokraci të funksionojë është se ajo të jetë pjesëmarrëse. Pjesëmarrëja duhet të jetë sa më e gjerë dhe me imput. Ndërsa, Shqipëria vijon para me evolucionin demokratik ky është një element, që ka nevojë për më shumë punë. Nuk po flas vetëm për të dalë në votime dhe për të votuar. Këtu është tejet e rëndësishme, është që vota juaj të mos merret e mirëqenë, psh: nëse PS ka votuar për PS ndër vite ju duhet te vendosni vetë për kë do votoni. Nëse familja juaj është nga Mirdita dhe kanë vuajtur nga komunizmi dhe kanë votuar ndër vite për PD, ti duhet të vendosësh vetë për vetetha ai.
Për Ambasadorin amerikan të rinjtë nuk duhet të jenë indiferentë ndaj votimit, ku duke iu referuar shembujve të ndryshëm të zgjedhjeve, mes tyre edhe zgjedhjeve lokale të 2011 në Shqipëri, tha se ka raste kur një votë e vetme bëhet vendimtare.
Zëri juaj vota juaj, vota juaj është zëri juaj. Ju mund të thoni thjesht jam një votues dhe nëse votoj nuk ka rëndësi. Sigurisht që ka rëndësi, pasi ka raste kur një votë e vetme ka shumë rëndësi. Në Neë Hamshur në 1974 është ndarë vendi me dy vota. Dimë dhe rastin e Shqipërisë me 10 vota. Florida në vitin 2000 ka pasur ndryshim me 500 vota shtoi Arvizu.