PS në Vaqarr, Rama- banorëve: Kush ka 20 vjet që punon tokën, do bëhet pronar i saj
Partia Socialiste e ka zhvendosur këndin e fjalës në periferi të kryeqytetit, duke u ndalur në një bashkëbisedim me banorë të Vaqarrit. Ndërsa ekonomia kryesore e kësaj zonë bazohet në bujqësinë dhe blegtorinë, Kryesocialisti Rama deklaroi se pas 23 qershorit do të mbyllet përfundimisht historia e çertifikatave të tokës, duke garantuar pronësinë për çdo fermer që ka 20 vjet që e punon tokën. Rama ka premtuar ulje taksash për farat dhe fidanët si dhe treg të sigurtë për prodhimet bujqësore.

Nëse flasim për një rilindje, nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë nëse ne nuk hedhim sytë nga fshati. Kjo për të rimëkëmbur fshatin dhe njëkohësisht për të lehtësuar edhe qytetin nga cmimet e larta. Si mundet që një vend me kaq potenciale mos të ketë mundësi të prodhojë aq sa për të ushqyer popullin e saj. Qeveria punon ditë natë si një kompani biznesi për interesat e tyre. Duhet të mbyllim historinë e certifikatave të tokës, kush ka 20 vjet që punon tokën do bëhet pronar i asaj toke. E dyta, si mundet të rrimë ne duarkryq sic rri Saliu, duke parë që fshatarët rrobaten 18 orë dhe nuk përfitojnë asgjë dhe të rinjtë që braktisin tokën. Nafta duhet të jetë më e lirë, nafta e Saliut është më e shtrenjtë se vendet fqinje. U kujtua se ka Shqipëria det dhe peshk kur i doli ngjala përpara, e dinte detin vetëm për govatë për not. Do ulim dhe taksat për farat dhe fidananët, që janë taksa të fshehta, TVSH. Do garantojmë prodhimin. Këtu problem nuk është vetëm prodhimi, por nxjerrja e tij në treg. Ne do garantojmë rrugët e prodhimit, ju garantoj se hallet dhe problemet e fshatit do jenë problemet kryesore të vetë qeverisë tha Rama.
Arsimi profesional ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit, ku Rama deklaroi se ardhja në pushtet e PS do ti japë fund pabesisë së kësaj qeverie, duke kthyer zanatet për të rinjtë, si një pasaportë e sigurtë për puësimin e tyre.

Tek arsmimi profesional qëndron një nga elementët e domosdoshëm të programit tonë të Rilindjes. Ajo që ka ndodhur në këto vite është zhdukja e zanatave dhe superprodhimi i diplomave pa vlerë. Sistemi i shqyerjes së dyerve të Universiteteve dhe dhënia e pa kriter e licensave për Universitetet private është një pabesi po aq e madhe sa ajo e firmave piramidale. Pjesa më e madhe e të rinjve pasi mbarojnë Universitetin janë pa punë. Kjo pasi nga një anë Saliu ska pasur haberin sesi të ndeshet me papunësinë rinore, nga ana tjetër duke i drejtuar drejt Universiteteve. Sot 2 në 3 të rinj janë pa punë. Arsimi profesional është përtokë, ato pak shkolla profesionale janë përtokë. Do hapim rrugën e arsimit profesional dhe do ta lidhim me kompanitë, me tregun, kjo është ideja jonë. Nuk mësohet arsimi profesional pa praktikë u shpreh ai.
Ujë në çdo arë fshatari, infrastrukturë, energji dhe legalizime kanë qenë të tjera premtime që zoti. Rama u ka bërë banorëve të Vaqarrit.
Ujë skeni, drita skeni , rrugë skeni, cfarë keni? Saliu në televizor, me antiplumb atje që tregon përralla. Ne kemi në plan të financojmë 160 mln dollarë vetëm për ujin në parcela. Nuk ka turp më të madh për qeverinë që në një vend që është i pasur me ujë si Shqipëria, i dyti në Europë për pasurinë ujore të mos ketë ujë për të pirë, mos të ketë ujë për vaditje dhe njerëzit përmbyten. Kjo është përgjegjësi e shtetit, po shtet nuk ka. Do fillojmë që ditën e parë nga puna për të garantuar ujë në parcela dhe ujë në rubinete. Për legalizimet, sa herë e keni dëgjuar i gëzofshi shtëpinë? E vunë Shabanin atje, ka për të hyrë në histori si Shaban tapia. Ne do të merremi seriozisht me legalizimet, për të zgjidhur përfundimisht këtë problem, është një proçes që do ta udhëheq vetë unë dhe do të nisë nga puna nga dita e parë e qeverisjes socialiste tha më tej kreu i PS.
Kreu i selisë rozë u është përgjigjur edhe interesit të banorëve lidhur me sistemin shëndetësor dhe sigurinë në vend, ku ka prezantuar dhe zgjidhjen që ofron PS.
Në 2006 tha se ne kishim shërbimin 24 orë. Buxheti tha nuk ka ndryshuar, por skemi asgjë. Ku kanë shkuar lekët? Ata shonë se kujdesi shëndetësor është mall, madje mall e kanë bërë dhe drejtësinë. Ndërsa ne themi se këto janë të drejta, kujdesi shëndetësor është një e mirë që i duhet ofruar gjithkujt. Prandaj duhet të heqim sigurimet shëndetësore dhe të ofrojmë shërbim falas për të gjithë. Kjo kushton, por pyetja është kush do ta paguajë, ata që skanë lekë, apo do ta marrë përsipër shoqëria dhe shteti. Ne do të ndryshojmë këtë skemë dhe do ofrojmë shërbim shëndetësor për të gjithë. Lidhur me sigurinë, pa rivendosur policinë e shtetit të në krye të detyrës skemi shans të fitojmë ndonjë luftë me krimin. Policia e shtetit ëhstë tradhëtuar, rrënuar dhe braktisur. Kupola e MB është lidhur me krimin, këtë e thonë raportet ndërkombëtare. Së dyti rekrutimi në polici është bërë histori lekësh ose fisi, kur një polic paguan 3 mijë-5 mijë euro për punën ca do bëjë ai? Do zërë prita sa aty këtu dhe harroje se ky lloj polici mund të ndalojë ndonjë të fort apo kriminel. Ne në 300 ditët e para do të ringremë policinë e shtetit dhe do ta vëmë në dispozicion të qytetarëvepërfundoi Rama.