Arvizu: Shqetësim për banorët e bllokuar
Ambasadori amerikanë në Tiranë, Aleksander Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me Avokatin e Popullit, Igli Totozani.
Gjatë takimit është biseduar edhe për situatën e krijuar ditët e fundit si pasojë e motit të keq, sidomos në veri të vendit.
Pas takimit, në një prononcim për mediat, Arvizu shprehu shqetësimin për situatën e krijuar nga reshjet e borës dhe apeloi për ndihmë për banorët e bllokuar.
Ndërsa sipas Avokatit të Popullit, Totozani, e rëndësishme është që në kushtet e krijuara të sigurohet jeta e banorëve dhe të mos ketë tragjedi.