Arvizu: Shqiptarët votuan të gjithë, mësim i mirë si për fituesit edhe për humbësit
TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu shprehu sot përshtypjen që ai pati nga reagimi i popullit shqiptar në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët dolën dhe votuan të gjithë.
Gjatë aktivitetit tradicional të përvitshëm për Festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Arvizu e cilësoi si ‘pikë kthese për Shqipërinë duk shtuar se ky është një mësim i mirë si për fituesin ashtu i dhe për humbësin’.
Arvizu këshillon që të gjithë tashmë të bashkojnë fortat për ndryshim teksa vlerësoi se përfundimi i zgjedhjeve është një moment për të promovuar më tej ndershmërinë dhe transparencën në qeverisje.
(e.m/BalkanWeb)