Shtetësia, Berisha: Përfitojnë qytetarët me origjinë shqiptare, përveç atyre të Kosovës
TIRANE - Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kushtoi rëndësi vendimit për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare, që jetojnë jashtë territorit të Republikës.
“Vendimi u bllokua prej më shumë se katër muajsh, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të Shqipërisë. Ky vendim ka të bëjë me procedurat për njohjen dhe fitimin e shtetësisë shqiptare, nga persona me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës. Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombasve të vet atë që të tjerët ja kanë ofruar vite e vite më parë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, paqes dhe stabilitetit. Janë qindra mijëra shqiptarë të cilët emigruan në vendet e lira dhe asnjëri prej tyre nuk gëzon pothuaj shtetësi shqiptare.”- deklaroi Berisha.
Kryeministri Berisha kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk mund të përfitojnë nga ky vendim. Sipas tij, për qytetarët e Kosovës duhet të vendosë Brukseli për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen.
“Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit”- deklaroi kryeministri Berisha.
BERISHA: MIRATOJMË VENDIMIN PËR RRITJEN E PAGËS MINIMALE TË ADMINISTRATËS
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen e pagës minimale për të gjithë punonjësit e administratës. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se paga minimale e punonjësve të administratës do të rritet me 11.3 %. "Me këtë vendim duke përfshirë dhe vendimin për heqjen e tatimit mbi të ardhurat që kemi bërë për nivelin nën 30 mijë lekë, paga minimale e punonjësve të administratës, që janë në numër të vogël rreth 1 %, rriten me 11.3 %", theksoi Kryeministri.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se në përputhje me Konventat Ndërkombëtare, konventën numër 26 të ILO-s, niveli i pagës minimale është i detyrueshëm për të gjithë punëdhënësit shtetas dhe jo shtetas shqiptarë në Republikën e Shqipërisë.
Sipas Kryeministrit, kjo rritje pagash përmirëson raportet e pagave brenda piramidës së administratës. Kryeministri gjithashtu informoi se javën që vjen do të miratohet edhe premtimi i dhënë për rritjen e pagave dhe pensioneve.
"Është një vendim i mandatit të katërvjeçarit që po mbaron dhe nuk mund të mbetet pa u miratuar. Fjala e dhënë është fjalë e mbajtur", deklaroi Kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)