E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara për kreun e ri të PD-së, Lulzim Basha pritet të shpallë sot kandidaturën

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha pritet që të shpallë sot kandidaturën për kreun e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës. Zyra e shtypit e selisë blu konfirmon për News24 se kryebashkiaku pritet që në orën 13:30 të dalë në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së për të komunikuar vendimin.

Adminsitrata e PD-së ka refuzuar sot kandidimin e Aleksandër Biberajt, për shkak të cështjes së anëtarësisë pas largimin nga partia dhe bashkimit me FRD-në.

Ndërkohë, dje Sokol Olldashi bëri publik vendimin për kandidimin e tij në garën për kryetarin e PD-së. Olldashi theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë .

PD pret te zgjedhe kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së se, pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa bëri të qartë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtarë, zyrtar dhe drejtues i PD-së përmes votimit të anëtarësisë dhe jo Kuvendit, siç është me aktualisht me statusin e Partisë Demokratike. 

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Administrata i refuzon kandidimin për kreun e PD, Biberaj: Urdhër politik Kreu i ri i PD, shpall kandidaturën 'atentatori' i monumentit te Stalinit në ’90 Olldashi: Hyj me dëshirë në garë për kreun e ri të PD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›