Arvizu: Stabiliteti politik ndikon në zhvillimin e turizmit
TIRANË- Që Shqipëria të thithë sa më shumë turistë të huaj, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka ngritur si probleme shqetësuese që kërkojnë zgjidhje situatën politike, problemet e pronësisë dhe lejet mjedisore.
I pranishëm në konferencën dhe panairin për potencialet turistike në Shqipëri, ambasadori amerikan ka vlerësuar potencialet e mëdha turistike që ofron vendi ynë.
"Përvec elementit të zhvillimit të qëndrueshëm, gjithashtu bëhet fjalë edhe për një cështje tjetër që është pronësia mbi tokën dhe nëse kjo nuk do të zhvillohet në mënyrë sistematike, atëherë nuk do të mund të ndihmojë që turizmi të mund të zhvillohet ashtu sic duhet. Gjithashtu besoj që cështja e dytë dhe përfundimtare, tek e cila rrahin donatorët ndërkombëtar është cështja e stabilitetit, e nëse unë nuk do të shërbeja si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, mendoj se do të shërbeja fare mirë si avokat për turizmin dhe për zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri, sepse mendoj se ka një të ardhme për të”,- tha Arvizu.
Panairi i turizmit mirëpret rreth 50 subjekte të ndryshme që operojnë në fushën e turizmit. Synimi i këtij panairi është shpalosja e pasurive dhe vlerave të Shqipërisë për të tërhequr sa më shumë investitorë të rinj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)