E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, canta e dyshimtë nxit alarmin për bombë

ELBASAN- Një cantë e dyshimtë e lënë nga një person i paidentifikuar ka ngjallur frikën e banorëve pasditen e sotme në lagjen e kinezëve në qytetin e Elbasanit.

Dëshmitarë bëjrë të ditur pë policinë se canta është lënë në rrugë nga një person rreth të 40-tave dhe më pas ai është larguar me shpejtësi.

Ndërkohë që mësohet se menjëherë është lajmëruar njësia antiterror, e cila po vijon punën për të parë nëse dyshimet për eksploziv janë të vërteta.

Forca të shumta policie të cilat kanë mbërritur menjëherë në vengjarje kanë marrë masat e nevojshme duke larguar njerëzit përreth zonës ku është lënë canta e dyshuar.

Mësohet se forcat antirror po vijojnë ende punën dhe ende nuk dihet nëse alarmi për bombë është i vërtetë apo jo.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›