E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso viziton Tiranën në muajin maj

BRUKSEL- Kreu i komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso do të vizitojnë Shqipërinë nga mesi i muajit Maj. Deklarata erdhi gjatë fjalimit që Barroso mbajti sot në Parlamentin Europian ku temë kryesore ishte Ballkani Perëndimor. Barroso gjatë javës së shkuar vizitoi Kroacinë, BeH, Malin e Zi e Maqedoninë, ndërsa sot paralajmëroi vizita në Beograd, Prishtinë e Tiranë.

“Vizita para së gjithash ishte simbol i angazhimit të Komisionit Evropian në rajon. Përcolla mesazhin se vendet e rajonit i shohim si anëtare të familjes së kombeve evropiane. Të gjithë i shohim si pjesë të Evropës, rrënjët e tyre, e sotshmja dhe e ardhmja janë në Evropë”, është shprehur Barroso. Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian, Barroso, tha se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe se Mali i Zi e Serbia mund të përfshihen në fazën e ardhshme të negociatave për hyrje në BE, nëse deri në tetor vazhdojnë reformat.

Pasi konstatoi se Kroacia ka hyrë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në BE, Barroso tha në Parlamentin Evropian se kanë mbetur sfida të shumta të rëndësishme, që nga nevoja për ecje përpara të dialogut Beograd-Prishtinë, kapercimi i stanjacionit politik në BeH dhe Shqipëri, e deri te çështja e emrit të Maqedonisë.
Sundimi i ligjit dhe liria e shprehjes mbesin edhe më tutje sfidë e madhe në rajon, ka vlerësuar Barroso.
Secili vend i rajonit mund të presë mbështetjen dhe solidaritetin politik, ekonomik e financiar, ka thënë Barroso, duke shtuar se manifestim i kësaj gatishmërie është ndihma financiare e para-anëtarësimit. Për periudhën 2007 deri 2013 BE ka ndarë 1.5 miliard euro për ngritjen e institucioneve, zhvillimin e kuadrove, zhvillimin rajonal, bashkëpunimin ndërkufitar në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka vlerësuar se zgjerimi i BE-së është një nga arritjet më të mëdha në historinë e Evropës.
Zgjerimi i BE-së i ka kontribuar shumë forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe përparimit të kontinentit evropian, si dhe bashkimit të familjes evropiane, ka thënë Barroso.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kreu i KE Barrozo viziton së shpejti Tiranën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›